Nika: Do ta bajm nji ksoll me kashtë – kryet mren e bythen jashtë

January 6, 2015   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Qendra-per-kultur-UlqinShkruan Muhamet Nika

Rrëfimi i parë- Unë asgjë s’po kuptoj, po ju..?!!

Kur erdhi në pushtet Forca e Re Demokratike ajo për të përmbushur premtimin e saj parazgjedhor dhe ”rritur profesionalizmin”, i rrasi në komunë ashtu”të rrasur” edhe të gjithë ekspertat e saj. Në atë kohë, thuhet se ngjau një debatë profesionale e ekspertëve të saj me zyrtarët e vjetër. Dhe kështu , kur   njëri nga të vjetrit i gjetur ngushtë me diplomë të fakultetit juridik të Beogradit , duke mbrojtur tezën e vet profesionale i kërcënoi se ai do të djeg diplomën, në se nuk del ashtu siç mendonte ai…?!!! I pyetur nga ne , po pse kishte vendosur të veprojë kështu, mu përgjigj shkurt : Se me siguri, dikush nga fakulteti do t’i dalë zot diplomës së dhënë.

Këto mendime më erdhën në kokë, kur lexova lajmin tronditës nga “ regjisori” Munib Abazi rreth pikjes së   ujit nga çatia e shtëpisë së kulturës. Uji ka filluar të pikojë, po duket, pasi era e fortë ia kish zbuluar njërën nga çatitë…?! Me vete thash : Çka në se edhe këtij në shenj proteste dhe profesionit të regjisorit-që ka , mund t’i shkrep në krye të djeg diplomën . Cili universitet i botës do të dalë në mbrojtje të diplomës së djegur dhe po them : Unë asgjë s’po kuptoj, po ju..?!! Ai tha se më mirë kish qenë të sanohet çatia se sa të pritej viti i ri në mënyrë pompoze- mbase kishte të drejtë po të ishte kështu..?!!!

Rrëfimi i dytë….

Kur u emërova drejtor i kulturës së qytetit , vura re se ditëve të tregut një plak nga fshati më i afërt i qytetit , ditëve të pazarit, kur dilte në treg me kafshën e tij , e lidhte atë në oborr poshtë bibliotekës dhe ashtu rehat e kulloste deri sa bënte tregtinë. Dihet se pas disa ditëve , duke ia tërhequr vërejtjen, i thash që nuk është mirë , të lidhësh këtu gomarin- te institucioni i kulturës…?! Nejse i thashë: lidhe edhe sot , por ditën tjetër jo , dhe se unë jam drejtori..?!! Kurse ai i befasuar , më tha:Po mua drejtori , ma ka lejuar ta lidhë ?!!! Atëherë përsëri në vete thashë : Unë asgjë s’po kuptoj, po ju..?!!

Rrëfimi i tretë …

Derisa era e fortë e një nate vjeshte kish zbuluar   çatinë më të lartë të kulturës duke e çuar në ajër teneqen e saj ( e cila edhe sot rri varë), pata hetuar se si nga dikush brenda saj kish filluar gëlqerosjen e hapësirave të saja. Ndërsa poshtë saj dukej se po dislokonin këndin e lojërave të fëmijëve . Në këtë moment takova drejtorin e saj dhe e pyeta , që, a thua se do të kish qenë punë më me mend të fokusoheni në rregullimin e çatisë para gëlqerosjes dhe vënies së këndit të lojërave ?! Ai u shpreh duke rrudhur krahët se këto punë bëhen pa e lajmëruar fare atë. Siç dukej, ai , ish drejtor , por nuk drejtonte punët….?! Mu kujtua “puna e gomarit” në kohën time dhe prapë thashë : Unë asgjë s’po kuptoj, po ju..?!!

Një gjë duhet ta kuptoni, se po të kisha  qëlluar unë drejtor në këtë situatë, do të kisha bërë përpjekje për të ndaluar punimet me inspektorë komunal, e nëse ato nuk do të kishin intervenuar , do t’i kisha ndaluar me polici, dhe nëse përsëri do të kish vazhduar puna, çka nuk besoj, do të kisha lajmëruar dorëheqjen me kusht edhe të prishjes së koalicionit…?!! Dhe këtë vetëm e vetëm që të kuptohej sekush është drejtor i një mentë dhe drejton në këtë institucion. Po le të bëhej edhe nami..?!

Në një shkrim në vazhdim do të rrëfej disa veprime të mija në situata po thuajse të ngjashme që prishen koalicionin shqiptarët bashkë…?!!!!

 

 

Rrëfimi i katërt- Do ta bëjmë një kasolle me kashtë….?!!
Më vonë pasi u mur vesh se pas këtij investimi rrinte “ pozitivna..në fakt nënkryetar Beci,dhe Ckb-ja me donacion, kjo puna e çatisë së Nailit dhe parkut të Safetit , më kujtoj atë këngën e fëmijërisë time, kur këndonim këngën me titullin e cekur në fillim të shkrimit .

Kështu këndonim ne si fëmijë ” të malit- fshatit baritorë”, kur rrëzë ndonjë guri , me një mur të vogël ngrinim ndonjë kasolle ( sa për dy tre veta), me një çati kashte që edhe ajo si e tillë na mungonte. Atëherë kur binte shi shumë, strukeshim nën te disa veta dhe me ironi këndonim vargjet e përmendura deri sa prapanica lagej….?!!! Kënga si e till, mu kujtua kur nënkryetari i komunës reklamonte se si në oborrin e shtëpisë së kulturës – para biblioteke , kish vendosur të vendoste parkun e fëmijëve , ndërsa nga oborri i saj shihej se si era e fuqishme kish çuar në erë pullazin, që edhe sot pikon… ?!

Urova Zotin , që palosja e teneqes, kish ngjarë të bëhej, në anën e kundërt të parkut të fëmijëve i  vendosur poshtë saj. Kështu si është nga ajo lartës, ai, paraqet më pak rrezik për fëmijët që lozin poshtë , ndërsa për kalimtarët e rastit në anën tjetër nuk është çudi që të ndodhë edhe më e keqja?!!!

Çfarë më tha kryeinxhinieri..

Me qenë se pata fatin të jem drejtor në kohën e vënies së saj në funksion, kontaktova me kryeinxhinierin e   punimeve në objekt për të metat eventuale të objektit dhe çatisë, kurse nga ai mësova se kulmi i saj kish një të metë të rëndësishme sepse uji është i paraparë të grumbullohej në sipërfaqet    e çatisë dhe më pas të lëshohet nëpër ulluqet e objektit. Andaj, nevojitet që ta zëmë shtëpiaku(domari), i saj të ngjitej më së paku dy herë në vit( pranverë dhe vjeshtë) , për të kontrolluar birat e ulluqeve që mund të mbyllen nga gjedhët të cilët i bartë era. Për ndryshe konstruksioni i pllakës , mundëson që kur ato të mbyllen të krijohen liqeje të tërë uji ?! Kurse këta, kur e kalojnë kuatën e murit të pllakës mund të futen në tavanin e saj dhe ta prishin atë. Duke pasur para syve problemin, kuptohet që urdhëroja ngjitjen dy herë në vit për të bërë lirimin e ulluqeve kontestues. Ndërsa për t’i ikur më të keqes, këtë e bëja duke paguar 2 herë në vit një punëtorë fizik nga 10e.

Andaj sot është duke ndodhur ajo që konstatoi “ regjisori” M. Abazi, se:”

I gjithë materiali e inventari i Salles së Qendres për kulturë rrezikohet seriozisht nga uji dhe lagështia që rrjedh nga tavani i godinës së kësaj ndërtese… Ndërtesa e Qendres për kulturë në qytetin e Ulqinit ka filluar të degradohet. Suvaja e jashtme e ndërtesës ka filluar të bjerë, çatia pikon, lagështia ka depërtuar në brendësi, kryesisht në pjesën e tavanit, ndërsa mbulesat prej teneqeje te verandave kane levizur ose janë shkulur nga vendi, shprehet regjisori Ulqinak Munib Abazi…

Për gjendjen e mjerueshme te Qendres për kulturë, dhe për këtë problem jan të njoftuar të gjitha strukturat përgjegjëse, përfshirë kryetarin e Këshillit Drejtues dhe drejtorin e Qendrës së Kulturës, në kuadër të së cilës funksionon kjo sallë, kryetarin e Komunës së Ulqinit, kryetarin e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, si dhe sekretariatet kompetente pranë Komunës, por deri tani nuk ka marrë kurrfarë përgjigjeje, njoftojnë mediat nga Ulqini….”

Përsëri unë asgjë s’po kuptoj po jua kuptoni…?!!! Përse na u dashka të njoftohet drejtori …, me sa duket dikush ata(drejtorat),i vë atje sa për të mbajt kanilin …?!!! Fundi i fundit në pyetje janë vetëm 20 e.

Athua se edhe për këtë moskokëçarje të stafit udhëheqës që përfoli regjisori , ceremonia e pritjes së vitit të ri,e organizuar nga komuna, ishte shumë pak e vizituar nga ulqinakët . Mbase regjisori ia qëlloi…?!!!|!