Autokolonizimi i Shtojit u bë si ai i Palestinës ??!!!

January 9, 2015   | Anketë / Anketa

 CONTRA POPULUS KRONIKUS…..

9.KONFRONTIMI I KOMUNËS SHTETIT DHE DILERAVE GJATË SHITJES SË SHTOJIT

Autokolonizimi i Shtojit u bë si ai i Palestinës ??!!!

Nga Muhamet Nika

Lagja-Shtojë-Ulqin-Drumi-Shtojit

??!!! Në rripin e Breg Vis, të shënuar në hartë dhe buzë Kënetës- në vendin më të keq( ashtu si në rripin e Gazës), popullsia e vendit e shtyrë nga nevoja ekonomike, që u përkeqësua me mbylljen e kufirit shqiptaroshqiptar , që pengonte kthimin e saj gjatë verës në Shkrel me bagëti, e mbetur shumë keq, filloi e migroi në Amerikë, ndërsa pjesa e mbetur , nisi e shiti tokën më atraktive të vetën serbo boshnjakëve, që nuk kishin as gjuhën dhe as besimin e tyre. Me ndihmën e shteti jugosllav – në mënyrë tinëzare serbët fitonin kredi nga ndërmarrjet shtetërore të cilët me pushimoret dhe vilat e veta formuan autokoloni të reja informate duke mbytur edhe vetë perspektiven zhvillimore turistike të vendasve, pasi ngulën para tyre (shih 3 brezat në skicë të ndarë me ngjyra)dhe kishin vend të zgjëroheshin më pas edhe në tokën që harta e shënon me ngjyrë portokalli.?!!!

Kur Drini e ndërroi një pjesë të regjimin të derdhjes së vet në det përmes lumit Buna dhe më pas kur ngjau akumulimi i sasive të mëdha të ujit në kaskadat e hidrocentraleve u tërhoqën edhe përmbytjet në Shtoj. Si rezultat i kësaj -larg Bregut të Visë , ku kish ngul popullsia vendase u krijua një brez i ri toke në pronësi të shtojakëve , ndërsa ndiqej nga një brez tjetër – më pak i përdorshëm që ish në pronësi të komunës dhe i cili përfundon me magjistralë, ku nën te nis toka shtetërore .

Toka kish status bujqësor nga shteti i kohës. Me zhvillimin e Ulqinit si qytet me destinacion turistik, fillon e ndryshon edhe oferta për tokën e liruar nga uji, të cilën shtojakët , po e qitnin në treg si troje ndërtimore , për kolonët serb dhe boshnjako-muslimanë , kuptohet në mënyrë të egër. Shitja e saj nuk pengohej fare nga pushteti i kohës , për qëllime që dihen dhe disa u cekën. Nëse të parët ia behën këtu , të ndihmuar nga shteti, të dytë t ia behën, pas trazirave në Sanxhak dhe bosnje duke u strehuar në oaza më të qeta.

Ky konglomerat i pa kuptueshëm dhe informal i banorëve dhe ndërtimit i përngjet disi shumë përzierjes së fekaleve të gropave septike që detyrimisht përzihen me ujrat e nëntokës që shpërthejnë në gjysmë metre thellësi e përdoret për punë shtepiake duke rrezikuar vetë shëndetin e tyre .

Nevoja për ndërtime informate sa vjen e rritet dhe përmes rrugve informate nis e kalon edhe në brezin tokësor që kontrollonte komuna e në hartë shënohet me ngjyrë portokalli

KONFRONTIMI I KOMUNËS SHTETIT DHE DILERAVE GJATË SHITJES SË SHTOJIT

Pasi përfundoi procesi i privatizimit në Ulqin , pra edhe ai i tokës së Shtojit , të cilës i doli i zoti dhe pas kryerjes së luftës , u pa që nevoja për tokë urbanistike sa vinte e shtohej, ndërsa tashti nga taktikat e asimilimit informale të segmenteve të shtetit , po kalohej në taktika formale dhe institucionale të zotërimit të hapësirës. Pasi , mbase shteti e hetoi që në Ulqin në tërësi dhe në Shtoj , në veçanti, kish ardhur një numër i konsiderueshëm banorësh të huaj vendosi të forcojë regjimin e planifikimit dhe të përshpejtojë nxjerrjen e planeve urbanistike që ndihmonin shitjen e saj në treg.

Kuptohet se edhe kjo u bë në mënyrë të dhunshme e perfide ashtu si edhe vetë privatizimi . Shteti kish ndërruar statusin e tokës buzë bregut të detit duke e shpallë atë si zonë me destinim të veçantë për ta shitur kompanive të huaja. Nga ana e tjetër , prona e komunës dhe ajo e vendasve vazhdon e mbet si tokë bujqësore.

Pasi shteti malazez e di fare mirë se populli shqiptar , është popull i guximshëm (për në të mirë) dhe aventurist në shtimin e pasurisë dhe ndoshta do t’ia dalë, për dallim të atij malazez – sidomos i veriut, vendosi të marrë kredi nga bankat franceze me monopol çifut me kushte aspak të mira , për popullin vendas. Pas marrjes së kredisë, banka qendrore malazeze , formoi disa banka të dyta në Ulqin të cilat e zhyten Ulqinin bashkë me tokë në hipotekë. Por ajo nuk u kënaq më kaq, për mes disa tregtarëve të imtë vendas, duke iu mundësuar atyre , të çojnë kredi “ të volitshme” ia lejoi vetës të fusë në pronësi (si hipotekë ), sipërfaqe të mëdha toke që kish mbetur me status bujqësor. Dhe dihet që tregtarët e imtë nuk e donin këtë tokë për bujqësi , por si tokë ndërtimore. Me këtë , po duket se arritën ti bindnin , bankarët që me rritjen e statusit të kokës , rritej edhe vlera e saj . Kështu u faktorizuan edhe këta , që fundi i fundit , i binte të ishin dilerët e parë bankarë. Andaj aktualisht në Shtoj kemi një konfrontim tre palëve të cekur në shitje të tokës, dhe zhvillojnë një luftë mediatike me akuza të llojllojshëm në opinion rreth atyre blerësve të rrallë që paraqiten në tregun turistik.

(vazhdon)

Përse qahet opozita rreth çmimit të tokës që bën komuna

– rasti i Parkut Ujor në Shtoj.