VINÇAT E KOHËVE NË ULQIN- “PO BËJ SERI …”?!!

January 9, 2015   | Anketë / Anketa

Shkruan Muhamet Nika:

VINÇAT E KOHËVE NË ULQIN- “PO BËJ SERI …”?!!

Gjyshi im quhej Ali Shqiptari ?!!

Të shtunën në Ulqin zhvilloi një vizitë pune delegacioni turk i përbërë nga njerëz me influencë në jetën shoqërore dhe ekonomike të Stambollit dhe të gjithë Turqisë. Qëllimi i vizitës ishte përcjellja e punimeve në medresenë e femrave dhe shpalosja e projektit për ndërtimin e një xhamie nga ana e tyre si investitorë të mundshëm të këtij objekti të dytë të ndërtuar nga ata.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i shoqatës “Isket”, nga Turqia, Sali Gyzel, shtoi se po sjell përshëndetjet e kryeministrit turk Taip Erdogan “ …i cili iu do shumë…?!!

Ne shtoi ai”.. jemi do shokë studimesh të kryeministrit Erdogan, me të cilin jemi bashkuar në mendime qysh si studentë; se dëshirojmë të zhdukim injorancën në vend dhe të kthejmë besimin. Sot vërtetë që drejtojmë sektorë dhe dikastere të ndryshme të politikës dhe biznesit, por prapë se prapë ndihemi të bashkuar dhe të freskët si dikur studentë. Ne këtu nuk jemi në vend të huaj , por as ju në Turqi , ku keni shumë të vet..” dhe shtoi ,se gjyshi im quhej Sali shqiptari…. Përkujdesja jonë e parë është diaspora e Malit të Zi dhe ne do tu përkrahim me gjithë zemër….”

Delegacioni turk i investitorëve të medresesë, me krye imamin e Ulqinit Ali Bardhi.

Pas këtyre fjalëve inkurajuese dhe emocionale sytë më shkuan nga vinçi i medresesë ” që ka hedhur shtat” i pari në “ Demokraci..” në qytetin tonë nga turqit, kuptohet pas atij që , para do kohëve , rrënoi Galebin….?!!!

Vazhdova të mendoj në kohën e shkuar historinë e vinçave dhe të diskutimeve promovuese të rastit e të gazetarëve të kohës që i përcollën ato – siherxhive ?!! E mendja më shkoi te elita e pasur komuniste që dikur impononte mendime dhe vendime të”mjeshtrave “ të frikshëm. Edhe ata ishin dikur ,si turqit, njerëz me peshë të madhe politike shoqërore e bankare.

Nostalgjia (s) më rroku edhe për këtë kohë e andaj nga arkivi privat, nxora gaztën “ Ulcinjske novine”- të shkruar në dy gjuhë (mbar e mbrapsht- si vetë koha, e që vazhdon të jetë…)?!! Aty pash   Galebin , që në emër të kombeve dhe kombësive të Jugosllavisë “ hodhi shtat në qytetin tonë”siç tha atëherë kryetari i komunës Mishko Miroviq- në Ditën e Çlirimit(nga turqit)- okupimit- 26 Nëntorit…?!! Për ironinë time, zbulova se ky hotel , i ra të ndërtohej i fundit “ nga mjeshtrat “ e frikës dhe u rrënua i pari po nga ata…?!!

Këtu në emër të sigurisë ( lirisë), së fjalës, po lë pa cekur vetëm gazetarin e mjeshtrave të frikës, që atë vit raportonte , për pritjen e stafetës së rinisë –Titos në Ulqin. Sepse unë në këtë punë nuk dua havale dhe e bëj si i thonë një fjale për qiej (qef ) …?!!!

Në fund të takimit me delegacionin turk luta zotin të jetë e vërtetë ajo që dëgjohet se , Taip Erdogan të jetë me origjinë nga baba shqiptar ,nga Kraja…?!!! Nga se “ dega rrënjën se harron..” thotë kënga vlonjate…?!!!!

Ulcinjske-Novine
(Ulcinjske novine- po ndërtohet Ulqini i ri- pamje e Galebit. Ky numër i gazetës doli vetëm një herë dhe kish po duket për qëllim të arsyetonte – ashtu si shkruhej( marë e mrapsht..) terrorin komunist të mjeshtrave të frikës mbi studentët dhe intelektualët shqiptarë, pas trazirave të 81-shit në Kosovë) ?!!!
Interesant thash me vete edhe siherxhitë( gazetarët) janë të njëjtët- si Vinçat, që herë prishin e herë ndërtojnë me peshën e fjalëve dhe në vete- bëra seri…?!!!