NHP „Riviera e Ulqinit” prapë ne tender
January 10, 2015 | Ekonomia / Ekonomija
Nga Këshilli për privatizim dhe projekte kapitale të Qeverisë së Malit të Zi është njoftuar se në planin e privatizimit për vitin 2015 do të jetë dhe Ndërmarrja hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit”, raporton portali Ul.info.
Përndryshe, tenderi për privatizimin e pronës së kësaj ndërmarrje më të madhe në Ulqin ka dështuar tash tre herë.
Arsyeja është e thjeshtë: shiten aksionet të cilat i ka Qeveria (63,52 për qind), ndërsa njëkohësisht toka jepet në qira afatgjate.
Vlera nominale e kompanisë është rreth 60 milion euro.





