Vidhen gurët e Qytetit te lashtë të Shasit

January 12, 2015   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Kisha e Shen Gjonit- ShasIlir Taflaj në faqen e tijë të Facebookut ka denoncuar një  vjedhje ditën e sotme, të monumenteve të kulturës të vjetër të Shasit duke cekur:” Ndersa po shkonim te vizitonim kalan e Shasit, shoh nje makin te ngarkuar me gur nga muri rrethues i qytetit te vjeter!!
Pyeta dhe me thane qe keshtu i marrin gati dhe s kan nevoj ti thyejn!!!
“.

Qyteti i vjetër i Shasit është bërë objekt i grabitjes së disa personave ende të paidentifikuar, të cilët kanë hyrë në perimetrin e mrojtur kulturor për të kërkuar gurë, duke dëmtuar kështu objektin, monument kulturor.

Kjo vjedhje kundrejt gurëve të monumenteve kulturore të Shasit  është e paligjëshme, dhe shumica e antarëve të Facebookut kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me këto ngjarje.