Familjes Zuber i kthehet një pjesë e kinemasë së hapur në Ulqin

January 13, 2015   | Real Estate

Disco-Fama-UlqinTrashëguesve të pronarit të dikurshëm të anijeve dhe bankierit të dikurshëm Lala Zuber, të cilët jetojnë në Herceg-Novi, i është kthyer një pjesë e pronës të cilën e kërkonin në Ulqin, gjegjësisht një pjesë e Kinemasë së hapur në Ranë, raporton Portali UL-info.

Komisionit për restitucion në Tivar familja Zuber i dorëzoi dokumentet në të cilët thuhet se në territorin e komunës së Ulqinit paraardhësi i tyre ka poseduar nëntë ndërtesa, bedenat juglindore të Kalasë si dhe disa objekte tjera në gjendje rrënimi.