Nika: Lamshat e kupolës islame me tokat e vakufit – Harami nuk e arsyeton hallallin?!!!!

January 13, 2015   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Tyrbja e Pultit UlqinShkruan: Muhamet Nika

Këtë shkrim vendosa ta bëj kur mu kujtuan thëniet nga transmetimet e shenjta, se njeriu dy herë do të jetë i pyetur në gjyqin mat anë rreth dijes   që pati për çështjet e kësaj bote. Herën e parë , për atë , kur nuk e tha të vërtetën , por gënjeu dhe herën e dytë – kur e diti të vërtetën, por me qëllim e heshti…?!!! Ndërsa simbolika e thënë në titull, me këtë rast, ka kuptimin se te Allahu a. xh. nuk lejohet që paratë e fituara nga punët e këqija të shpenzohen për punë të mira( të vjedhësh për të ushqyer të varfrit , ose për të ndërtuar xhaminë…)?!!!

Transmetohet se pasi që myslimanët e kohës së parë e pushtuan Jerusalrmin ( qytetin e shenjtë), kalifi i tyre i radhës, nëse nuk gabohemi Omeri , pat shkuar për vizitë te patriarku i qytetit dhe se aty e zuri vakti i drekës. Në këtë kohë, patriarku ia bëri me gisht që të ngrihej e t’i lutet Zotit në kishë, kurse ai refuzoi . Shënohet se pas kësaj kalifi doli në oborr të kishës për tu lutur me arsyetimin se po të falej brenda në kishë, ndoshta kjo mund t’i shërbejë dikujt në të ardhmen si pretekst që ta përvetësojnë kishën në xhami . Më pas turqit, shohim se distancohen nga këta praktika të islamit burimor dhe se nuk ishin aq imunë në transformimin e kishave në xhami. Sipas islami në fe nuk ka dhunë nga se dhuna provokon dhunën dhe sherri nuk ka të sosur..?! Por kjo nuk është objekt trajtimi edhe pse e përmendëm , fjalën kësaj here e kemi të një thënie e shquar e kalifit, e cila thotë se “ buka del ashtu si është brumi”, në kuptimin që udhëheqja e popullit del ashtu si është vetë populli…?!!!

Ku dua të dal me këtë?!!!

Në mandatin që shkoi u shënua që Kuvendi i Ulqinit ia dha Bashkësisë Islame në shfrytëzim tokën e Xhamisë së Merajës, të eksproprijuar kohë më parë nga pushteti komunist, duke ia marrë pa vullnetin e saj. Kuptohet që ky akt do të duhej të përshëndetej , kurse në fakt këtu po duket se këtu u bë një manipulim i llojit të vet i këshilltarëve, kur në emër të pronës së xhamisë(vakufit) , komuna i kthej tokën e Xhamisë(me kadastër), familjes Pult dhe atë hiç më pak se 130 metra katrorë?!!! Kurse sot falë këtij veprimi , në ven të xhamisë së përmendur, kemi të sanuar këtë tyrbe nga fotografia…?! Kjo u mor vesh , nga një lajm të shpërndarë nga rrjetet sociale në të cilin   thuhej se në meremetimin e tyrbes mori pjesë edhe komuna?!!

Sipas të drejtës islame( sheriatit- vakufi), është pasuri që rrjedh e besimtarëve të devotshëm të cilët pronat e veta ia dorëzojnë shtëpisë së Zotit në pronësi, për qëllime bamirësie, deri në ditën e gjykimit…?!!

Kur Kuvendi i përbërjes së më pashme ia kthej në shfrytëzim këtë tokë, nuk më kujtohet që t’i ketë kthyer toka Pultajve- bile as që i zuri kush me gojë….?!!

Në lajmin e cekur për meremetimin e tyrbes, u tha se si, “ Agjencioni turk për investime Tika në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe familjen Pulti është duke riparuar tyrben e kësaj familje e cila ndodhet tek stacioni i vjetër i autobusëve në Ulqin. Vlera e projektit është 10 000€, shkruan Vijesti.

Ajo që nuk po e marr vesh dhe kërkoj sqarim, është fakti, se në tokë të kujt është duke ndërtuar familja Pulti. Në shkrim thuhet se Adem Pulti ka qenë imam në xhaminë e cila ndodhej tek ish stacioni i vjetër i autobusëve , kurse nga ana e tjetër, nga dëshmitë që kemi, në kadastër Pultët nuk figurojnë fare si pronarë të kësaj toke. Andaj ky konstatim rreth Ademit …, nuk është provë e mjaftueshme që ata të fitojnë të drejtën e tokës. Ndërsa Bashkësia Islame sipas një kalendari rreth marrjes së tokave të vakufit  të nënshkruar nga kryetari, Mahbub Resulbegoviq , me 22 .05.1967 dhe me numër rendor 111,duke kërkuar ndreqjen e vendimit , nga Kuvendi i Komunës së Ulqini, nr.03-209/3 , prej me 21.04.1967, këtë pronë e llogaritë si të veten.

Statusi i këtyre tokave të grabitura të Allahut, në mënyrë fare të pa drejtë, në fillim nga komunistët e që po duket se ende vazhdon edhe sot kësaj dite, sipas dokumenteve zyrtare do të dukej kështu:

Letra poseduse-Dzevdet-Capriq-Ulqin
Sipas nënshkrimit të shefit të Kadastrit- Xhavdet Çapriqit, këtu toka del se ishte pronë e Bashkësisë Islame?!! E xhamisë së Merajes- jo e familjes Pulti ?!

Në regjistrin e pronave të kësaj Xhamije, gjendja kah fundi i vitit 1959, që po sjellim këtu, vërejmë se nuk përmendet fare familja pulti, por thuhet se aty është xhamia 119m katrorë dhe me një sipërfaqe tokë prej 1900m katrorë, bashkë me sipërfaqen e varrezave prej 900m 2..?! Ja dhe regjistri
1.Lista-Poseduese-Parking-Ulqin

2.Lista-Poseduese-Parking-Ulqin-1

Kurse e qitur e zezë mbi të bardhë Xhamija me tokën e Allahut në kadaster dikur dukej kështu:
Xhamia e Merasë Ulqin
Pas kësaj fotografie do të mund të postohen edhe nja 2-3 fotografi parkingu të kohës më të re(pasi toka iu kthye xhamisë nga kuvendi) në të cilën shkruhej se lokaliteti është parking i Xhamisë Meraja i Bashkësisë Islame. Merret vesh që më vonë inspektorët” i vunë drynin” , sepse u tha se xhamitë, me ligjin ekzistues nuk mund të kenë parkingje publike me pagesë si dhe hotele e megamarkete – flitet si nëpër dhëmbë, që një i tillë pritet të ndërtohet edhe këtu. Kuptohet nëse nuk i paguhet tatimi shtetit.
Si iu fsheh Zotit fshatari i etur dhe puna e bashkësisë islame..?!!
Për t’i ikur kësaj ndalese ligjore në forme, po duket Bashkësia Islame, mund të ketë regjistruar ndonjë firmë fantazmë , e cila , për momentin rri para saj dhe vjel të ardhurat e parkingut e nesër mbase edhe ndonjë megamarketi, i cili po të ndërtohej , bie ndesh edhe me ligj edhe me sheriat?!!!
Nëse ligjit të tokës iu fshehen, pyesim- Po atij të Zotit a mund t’i fshihen ,me siguri që jo..?!!! Puna e tyre , për momentin të kujton punën e atij fshatari që agjëronte në verë teksa i etur udhëtonte pas kafshës së vet e cila u ndal të pijë ujë te një burim?!! Ashtu i lodhur nga etja , fshatari i shkret, mendoi t’i fshihej Zotit duke hedhur në vete samarin e kafshës deri sa piu mirë e mirë ujë….?!! ..?!!!!
Si duket punët në këtë kupolë nuk mbarojnë me kaq, nga burimet mirë të informuara, mësohet se kjo bashkësi , pa dijen dhe gishtat e kuvendit, i pat ndarë tokën e vakufit, edhe një funksionari të lartë të pushtetit vendor në mandatin që shkoi, andaj këto “ transfere” pronash të fakuvit, duket se mund të jenë krejt reale…?!!!
Rrëfimi për zgjedhjet në kupolë të bëra nga Reisi Fejziq
Gjëja e parë që na u kujtua pas përfundimit të këtij shkrimi ishte pikëpamja e Augustinit, kur në librin Mbi lirinë dhe Vullnetin, thotë që: “ Nëse populli është i arsyeshëm edhe i nderuar dhe kujdesët për të mirën e përgjithshme, ka të drejtë të zgjedh funksionarët për të qeverisur shtetin. Mirëpo nëse populli me kalimin e kohës korruptohet dhe e shet votën, duke lënë maskarenjtë dhe kriminelët të marrin frerët e shtetit, këtij popull duhet t’i hiqet e drejta për të zgjedhur organet e pushtetit. E drejta, për të zgjedhur u takon atyre që janë pak të drejtë…”?!
Mbase nga këta parime mund të jetë nxitur edhe reisi i Malit të Zi- Fejziqi, kur organizoi në Ulqin zgjedhjet për kupolën e qytetit. Si duket me këta zgjedhje u krijua një efekt qetësues , por përgjithësisht i pa kuptueshëm?!!!
Ku ka liri, thuhet se nuk ka frikë , si duket te ne në Ulqin, (s)mungon as liria as frika..?!!!!

Parking-Vakuf-Ulqin