Veskoviq: Në Mal të Zi manipulohet me pakicat

January 13, 2015   | Ngjarjet - Events

Rifat VeskoviqPushteti në Mal të Zi i keqpërdor pakicat ,kurse mjediset në të cilat ato përbëjnë shumicën e banorëve janë mjediset më të pa zhvilluara, ka vlerësuar anëtari i  kryesisë  se Lëvizjes për ndryshime Rifat Veskoviq, raporton Portali i RTCG.

Ai në konferencën për  manipulimin politikë dhe keqpërdorimin e pakicave në shtet , ka theksuar se partitë e popujve pakicë kryesisht janë dorë e zgjatur e Partisë në pushtet. Veskoviq ka theksuar se  miratohen tekste ligjore  dhe dokumente të tjera të cilat vetëm përfaqësish rregullojnë pozitën e pakicave , derisa situata në praktikë është krejtësisht ndryshe dhe pozita e pakicave gjithnjë keqësohet. Ai ka theksuar se pakicat duhet të integrohen e jo të ndahen.