Maroviq: Paralajmërimi i protestës është përpjekje për kthimin në të kaluarën
Paralajmërimi i protestës, për shkak të vizitës të nënkryetarit të qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi është përpjekje për kthimin në të kaluarën dhe e ngritjen e tensioneve nacionale dhe jo tolerancës ndaj popujve tjerë , ka vlerësuar nënkryetari i PDS Svetozar Maroviq. Sipas fjalëve të tij në Mal të Zi , si edhe në Serbi , për vizita zyrtare kanë qëndruar përfaqësuesit e Qeverisë së Shqipërisë , kurse kryeministrat e Serbisë në disa takime të vazhdueshme janë në dialog të përhershëm dhe kanë pasur takime me ministrin Thaçi. Paralajmërimi i protestës, për shkak të vizitës së përfaqësuesit zyrtarë të vendit fqinj është tentativë e kthimit në të kaluarën dhe e ngritjes së tensioneve nacionale dhe jo tolerancës ndaj përfaqësuesve politikë të popujve të tjerë , gjë që i ka kushtuar shtrenjtë rajonit, ka theksuar PDS. Kjo , vërteton, Maroviq, është përpjekje e ndalimit të të ardhmes, tolerancës, sundimit të ligjit dhe përpjekjeve të pa suksesshme që Malin e Zi me çdo rast ta lëkundin, destabilizojnë , ta fajsojnë për çdo gjë që u është vënë të tjerëve përfshirë këtu edhe Serbinë.
RTCG





