Thaçi, vizita ime duhet ta forcojnë mesazhin për bashkëpunimit reciprok

January 14, 2015   | Rajoni / Region

Hashim-Thaci-Milo-GjukanoviqNënkryetari i qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi ka theksuar se vizitat e tij në rajon duhet ta forcojnë mesazhin për  nevojën e rëndësisë së marrëdhënieve dhe bashkëpunimit  reciprokë , duke shtuar  se Kosova është  njeri ndër projektet më të suksesshme të intervenimit ushtarak perëndimor në historinë moderne. Ai ka theksuar se Kosova nuk ka asnjë çështje të hapur me Malin e Zi dhe se të gjitha temat reciproke para së gjithash janë teknike e jo kërkesa politike, ka deklaruar Thaçi për Pobjedën. Duke komentuar paralajmërimet e protestës në Podgoricë, për shkak të ardhjes së tij, Thaçi ka shtuar se në të gjitha republikat ish jugosllave në Ballkanë ekzistojnë individë që janë robër të të kaluarës e që vazhdojnë të jenë të njëjtë , të ngarkuar  me tema nacionaliste dhe përdorin gjuhen e urrejtjes. Thaçi shpreson se  bashkësia serbe në Mal të Zi do ti ndjek këto ide dhe risitë nga Kosova por edhe do të respektojnë faktin se të gjithë serbët nga Kosova tani marrin pjesë në punën e parlamentit dhe të qeverisë së Kosovës duke respektuar kushtetutën e vendit.

RTCG