Era e fortë në Anë të Malit, dëme të konsiderueshme materiale – Video + Foto

January 15, 2015   | Rajoni / Region

Era e fortë që përfshiu Anën e Malit, ku ka shkaktuar dëme të konsiderueshme

Milazim Mustafa-Ulqin

Era e fortë veriore e cila ka fryrë të dielën mbrëma me 11 janar banorëve të zonës së Anës së Malit ju ka sjellë dëme të konsiderueshme. Gjer më tani në sekretariatin për ekonomi kanë arritur 25 kërkesa për të evituar dëmet e shkaktuara, raporton Portali Tv Teuta.me.

Era e fortë në Anë të Malit-

Në përgjithësi  dëme ka pasur më shumë në zbulimin e pullazeve të shtëpive dhe stalla të bagëtive, si dhe dëme në të mbjella  –deklaron për televizionin Teuta kryetari I komisionit për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë elementare –Milazim Mustafa.

YouTube Preview Image
Foto nga Bashkësia Lokale Katerkollë Facebook