Nika: Prona publike e Ulqinit po tjetërsohet, kurse komuna po shpronësohet

January 15, 2015   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Disco-FAMA-Ulcinj-UlqiniShkruan Muhamet Nika

ÇFARË TË BËHET ME PRONËN E NDËRRMARRJEVE PUBLIKE NË PRAG TË TRANSFORMIMIT QË DUHET KRYER

Sikur të montohej detektori i gënjeshtrave

Pash ëndërr se pasi u mblodhën parlamentarët për të debatuar për fatin e pronave të sektorit publik që gjoja rrezikohen nga proceset e mundshme gjyqësore, atyre , iu tha se në kuvend ishte vendosur një detektor i cili zbulonte patriotizmin e tyre dhe higjienën personale materiale me karakter të përgjithshëm. Për çudi timen në ëndërr pash se të gjithë u tmerruan , pa marrë parasysh fjalët e mëdha që flisnin…?!!! E sidomos më së shumti u   shtangën , ata të rendit të parë . Të shqetësuar për këtë ata sytë i hidhnin nga dritarja duke preferuar të dilnin sa më parë prej dritares, se sa nga dera me detektor- higjiena personale nuk u garantonte kalim të mbarë?!

Proceset as mund të humben e as mund të fitohen me një fjalë goje kur është në pyetjes ligji i privatizimit i cili është më se i qartë. Andaj nuk e kuptoj , përse nga disa thuhet të mos hipet edhe andej nga ajo se si punoi gjykata. Ligji thotë- Nuk ka kthim të pronës aty ku është kryer destinimi i marrjes së saj dhe është rregulluar me plan urbanistik në fuqi. Por ka respektim të pronësisë, duke iu kthyer tokë në vend tjetër, ose duke iu kompensuar në të holla toka e marrë….?!!! Në qoftë se diçka nacionalizohet qoftë edhe për parking , ajo llogaritet si tokë që kryen funksionin për të cilin është marrë. Fjalën e kemi te kthimi i pjesshëm i kinemasë verore që thuhet se ngjau këtyre ditëve nga gjykata dhe që për këtë dikush kujton se si ekzekutiv mund të formojë komision. Në këtë situatë , puna e ekzekutivit dhe kuvendit nuk është si puna e vesë dhe pulës, por është si puna e djalit dhe babës dhe dihet se kush është baba e kush është djali. Dhe kush ke ka të drejtë të kapë për veshi?!!

Nuk ka kurrë gjë të keqe në kontroll , por dihet se si ekzekutivi mund të kontrollojë këtë sektor – kuptohet vetëm përmes kuvendit…?! E në se drejtorët , zbulohet nga kuvendi, më herët kanë kryer veprime duke shkelur në radhë të parë procedurat ligjore, duke mos siguruar transparencën e nevojshme të punëve të kryera, ose kanë kryer veprime për të cilat nuk janë të regjistruar në gjykatën ekonomike dhe nuk kanë vendim të këshillit drejtues- që ata i kontrollon, e as që kanë raportuar për këtë, me siguri që janë përgjegjës për punët e kryera ,kuptohet kur bien ndesh me ligjet që ishin në fuqi….?!!!Tash për tash vetëm kaq në këtë ligjëratë për pionierët në udhëheqje të pushtetit…?!!!

Është një e vërtetë madhe se shtëpia e kulturës humbi një drejtor dhe jurist të mirë të ndjerin Sari Resulbegun , i cili jo vetëm këtë lëndë , por në gjykatë i kish fituar të gjitha proceset gjyqësore të ngritura ndaj këtij institucioni për sa i përket pronësisë. Dihet se ky institucion i ka pronat e veta në zonat më atraktive të qytetit dhe të cilat , kuptohet se janë më se të sulmuara nga ish pronarët si dhe nga mafiozët e urbanistikës , gjykatës etj. Falë këtij personi ,vetëm kjo lëndë i plotëson kushtet për të shkuar edhe në gjykatën e Strazburit…?!!

Dhe tash- Si “Gaboi “ pushteti lokal nacionali i viteve 90 edhe pse paraqitej gjoja i shenjtë…?!!!

Njëri nga problemet më të mëdha të komunës së Ulqinit dhe pushtetit lokal që është formuar atje pas viteve 90 e këtej, ka qenë mungesa e platformës politike dhe ekonomike për tu gjendur dhe vepruar në harmoni me ligjet të cilat miratohen në nivel të republikës për fatin e ish ekonomisë socialiste.

Në këtë kohë , themeluesi i tyre në Ulqin( komuna), nuk nxori kurrfarë vendimi se si të veprohet me këto prona të tepërta dhe as nuk u paraqit për të marrë hisen e borxhit që kish ajo si themeluese e tyre në emër të investimeve në infrastrukturë komunali, kredi të dhëna në emër të investimve etj.

Andaj në këto situata, mund të flitet , më tepër për një autodiskriminim tonin se sa një diskriminim republikan. Dyert janë mbyllur aq bukur , sa në këtë drejtim , për këto lëndë të këtij sektori, nuk na ndihmon as gjykata e Strazburit .Ne jemi të vetmit nga komunat që nuk kemi hise në te.

 

Gabimi tjetër i radhës nga pushteti vendor…?!!!

Kohët ecën dh në nivel të republikës e në pajtim me kahet evropiane u nxorën një sërë ligjesh që sanksiononin çështjet e ekonomisë të sektorit të mbetur nën administrimin e komunës. Këtu duhet veçuar atë të privatizimit dhe ai i formimit të shoqërive aksionare nga  transformimi i shërbimeve publike që ofron komuna si ato të shërbimeve publike të : ujësjellësit , pastrimit , kulturës , gjuetisë etj.

Po ku qëndron rreziku këtu…?!!!

Çfarë të thuhet nesër , për pronat e Kulturës nga kuvendi , i cili tash dy vite nuk është më kompetent për menaxhim të tyre sipas metodës së vjetër dhe drejtorët që nesër mund të paraqitën ta zëmë në gjykata , mund tu thuhet se janë të paligjshëm , nga se u ka skaduar afati sipas ligjit në fuqi. .

 

Andaj Kuvendi duhet të mblidhet urgjentisht, për të shikuar çfarë të bëhet me pronat dhe pasurinë e tepërt që aktualisht,trashëgojnë këto ndërmarrje nga komuna, e nesër kur të transformohen, sipas ligjit, mund të bëhen përmes kapitalit aksionar pjesë e kapitalit privat. Ligji nuk na lejon më që të kemi kontroll si më herët, dhe të mos shkojmë si “ Cjapi te Kasapi” – pa marrë para syve se dikujt edhe mund ti shkohet. Ajo pasuri e cila sot u është lënë në dispozicion ,lehtë mund të ketë fatin e pasurive të Kripores , Agro Ulqinit, Rivjerës etj. Të mendosh ndryshe dhe të veprosh ndryshe, i thonë të jesh i specializuar për dallavere të re me këtë pasuri ashtu si më parë.

Ashtu si ecin punët, shumë lehtë, në Ulqinin ton , aty nesër një privatist , me hise kapitali të vetë ,mund të ndërtojë një kinema moderne kulture* në pajtim me planin urbanistik. Ndërsa Pastrimi, të privatizohet me të gjithë kamionët e bërllokut” smeqes” (e ne të kthejmë nesër kredinë si komunë për blerjen e dhjetë kamioneve)?!! Ashtu si punën e kredisë apo tokës rreth ndërtimit të Galebit. Ku ta dish kështu edhe mund të jetë prapavija e këtyre lotëve për këtë pronë që sot rrezikohet dhe mundet që po ndodh si asaj që i thonë : Ta kallëzoj me gisht nuk e di çka isht…?!!!

Të mendosh se në Ulqin tesh po kthejmë në jetë ekonominë vetëqeverisëse , sipas kushtetutës së vitit 1974 të Titos është utopike dhe e dëmshme, por nuk besoj se dikush këtë edhe e beson edhe pe thirret në te…?!!!