Apeli i Fshatit Krythë, Të filloj sa më pare aksi rrugor Krythë – Ulqin
Foto e marrë nga Fb. i Besnik Seferit, gjithashtu bashkëvendasi jonë bënë edhe një Apel organeve kompetente ndërmjet profilit te tij në fb.
“Apel kompetenteve: Të filloj sa më pare aksi rrugor Krythë – Ulqin që mos të kemi fatkeqësi si në mëngjesin e sotëm, për fat te mirë pa pasoja në njerëz! ”
Të thuash nga zyret se punimet për rikonstruktimin e rrugës do të fillojn së shpejti, më të vërtet është bukur, por do të ishte më mirë që të dilnin në teren dhe të shohin më nga afër se me cka ballafaqohen banorët e zonës.
Ju bëjmë thirje të gjithëve juve të dashur bashkëvendas e banorë te fshatrave tjera përreth, në këto ditë dimri me ftoftë e ngrica, bëni kujdes gjatë grahjes së automjeteve.





