Charlie, karikaturë me klerikët shqiptarë – Video

January 16, 2015   | Ngjarjet - Events

Charlie, karikaturë me klerikët shqiptarëParakalimi krah për krah i 4 klerikëve shqiptarë në marshin e paqes në Paris ka zënë vend në brendësi të numrit të kësaj jave të revistës satirike franceze Charlie Hebdo.

Këtij parakalimi i kushtohet kjo karikaturë. 4 klerikët shqiptarë mbajnë mbishkrimin e solidarizimit me viktimat e sulmeit të 7 janarit ndaj redaksisë së kësaj reviste “Je suis Charlie – Unë jam Charlie”. Kjo karikaturë e këndshme shoqërohet edhe me diçiturën “Miqtë e rinj”.

Parakalimi i 4 klerikëve, pjesë e delegacionit shqiptar në marshin e paqes së Parisit, ku morën pjesë 1.5 milion njerëz dhe 50 liderë botërorë u duartrokit nga të pranishmit.

Karikatura është bërë pjesë e të njejtit fashikull të revistës satirike, ku në faqe të parë është vendosur sërish një karikaturë e profetit Muhamed.

Për karikaturat ndaj profetit Muhamed reagoi edhe Papa Françesku. Këtë e bëri në një konferencë për shtyp në avion përpara gazetarëve, teksa po fluturonte drejt Filipineve.

Papa Françesku: “Feja nuk mund të vrasë kurrë, kjo nuk mund të bëhet në emër të Zotit. Por gjithashtu nuk mund të provokohet dhe nuk mund të tallet feja e dikujt tjetër. Nuk është mirë”.

Kreu i Vatikanit ndodhet në një tur në Azi. Në kryeqytetin filipinas Manila, ai mbërriti pas një vizite në Sri Lanka.

Tv Klan