Thaçi fillon takimet zyrtare në Mal të Zi- mblidhen protestuesit kundër vizitës së tij

January 16, 2015   | Ngjarjet - Events

Lukshiq-thaciMiqësia e Kosovës dhe Malit të Zi është shumë e mirë dhe e gjatë dhe paraqet model të suksesshëm edhe për vende tjera. Këtë traditë duhet ta ruajmë ka thënë ZëvendësKryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në Podgoricë duke shtuar që është fat që mes Malit të Zi dhe Kosovës nuk ka çështjet të hapura.

“Jam këtu që të punoj për përmirësimin edhe të mëtejshëm të marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes dy vendeve. Kemi caqe të përbashkëta- e ato janë anëtarësimi në NATO dhe BE. Kosova e përkrah plotësisht anëtarësimin e Malit të Zi” ka thënë Thaçi para gazetarëve pas takimit me homologun e tij malazez Igor Lukshiq.

Në të njejtën kohë sa Thaçi ka filluar agjendën e tij për takimet në Podgoricë pritet të fillojë protesta e nacionalistëve serbë dhe malazias kundër vizitës së Thaçit këtij shteti.

Gazeta Blic