Thaçi është ndjerë i respektuar nga pritja e ulqinakëve + Foto – Video

January 18, 2015   | Rajoni / Region, Real Estate

Pritja-e-Hashim-Thacit-Ulqin-Mali-Zi-41Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi ka shkruar një status rreth vizitës së tij në Mal të Zi, duke thënë se është ndjerë i respektuar nga pritja e ulqinakëve.

Ja çfarë shkruan Thaçi në Facebook

Po kthehem për në Kosovë me mbresat më të mira nga takimi i përzemërt që pata në Ulqin me bashkatdhetarët tanë që jetojnë në trojet e tyre brenda Republikës së Malit të Zi. I falenderoj me përulje gjithë ata ulqinakë të shumtë që dolën rrugës për të më uruar mirëseardhjen.

Në emrin tim dhe mbarë Kosovës, u shpreha mirënjohjen e sinqertë për mikpritjen bujare që ata na kanë dhënë gjatë viteve 1998-1999″>1998-1999. Bisedova gjithashtu me përfaqësuesit politik të popullit shqiptar në Malin e Zi për gjendjen dhe sfidat me të cilat përballen. I sigurova që teksa jemi duke u konsoliduar, kanë për t’u shtuar ndjeshëm edhe mundësitë edhe përpjekjet e shtetit të Kosovës për të kontribuar në përmirësimin e kushteve dhe të drejtat e tyre./albeu.com/

YouTube Preview Image