Aksident në Ulqin, makina përfundon në dyqan Bazar

January 20, 2015   | Ngjarjet - Events

makina përfundon në dyqan Bazar-UlqinHetimi të cilin do ta bëjnë inspektorët e policisë do të tregojë cilët janë shkaqet që sot herët në mëngjes në qendër të Çarshisë së Ulqinit ka ndodhur aksidenti në komunikacion, raporton Portali Ul.info.

Makina e tipit “audi” e cila ka lëvizur prej drejtimit të Plazhit të vogël, e në të cilën ishin tre persona, ka kaluar në anën tjetër të rrugës dhe ka goditur dyqanin e suvenirëve.

Dy nga të lënduarit menjëherë mbas aksidentit janë dërguar në Spitalin e Tivarit dhe janë në gjendje stabile shëndetësore.

Një nga të aksidentuarit, siç mëson Portali Ul-info nga ky institucion, është liruar në shërim shtëpiak.