Letër e hapur e KKSH, Ambasades te Republikës së Shqipërisë në Mal te Zi

Ernal-Filo-Filip-Vujanovic

KËSHILLI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI

ALBANIAN   NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

Nr. 5 / 14

Ulqin, më 20.01.2014

 

 

Ambasada e Republikës së Shqipërisë

 

  1. ERNAL FILO, Ambasador

 

 

Lënda: Taksa e banimit për studentët në Shqiperi

 

I nderuar Ambasador Filo,

Ju informojmë që në pikën kufitare Sukubinë-Muriqan pala shqiptare studentëve ju ka kërkuar vërtetimin e pagesës së taksës për leje qëndrimi të përkohshëm ose në të kundrtën nuk do ti lejoj që të kalojnë kufirin.

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, Ju përkujton që në vitin 2012 është nënshkruar marrëveshtja në mes dy qeverive për arsim të lartë, me të cilën parashihet që sudentët taksën për leje qëndrimi të përkohshëm nuk e paguajnë. Kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi dhe si duket nuk zbatohet nga komesariatet e policisë si nëpër bashki (shembull: Kamëza) dhe në pikat kufitare.

Kemi informacion që e njajta praksë ndodh edhe me studentët në Tiranë.

Ju lutemi që në kuadër të kompetencave të Juaja ta njohtoni palën shqiptare për këtë çështje.

 

Me shumë respekt,

 

KRYETARI,

Genci Nimanbegu