Nik Gjeloshaj: Nuk më lejohet të jap dorëheqje
Deputeti i Alternativës shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj ,nuk do të jap dorëheqje në këtë funksion, është kumtuar nga kjo parti. Partia demokratike e cila është ne koalicion me Alternativen shqiptare e ka ftuar më parë Gjeloshaj që të jap dorëheqje në funksionin e deputetit. Si subjekt i vetëm politikë me seli në Malësi , me të gjitha strukturat e veta të zgjedhura në Kuvendin partiak , kemi qenë serioz dhe i kemi pritur partnerët që deri në fund të respektojnë marrëveshjen .
Në këtë mënyrë partnerëve tonë u kemi dhënë mundësi që ti respektojnë obligimet ndaj Alternativës shqiptare , por zvarritjet për çështje kaq të rëndësishme nuk mund të zgjasin gjithmonë. Kemi vendosur që ta mbyllim këtë kapitull, sepse vlerësojmë që kemi të kryejmë shumë projekte të rëndësishme dhe të pa zgjidhua , konsideron Alternativa shqiptare. Kryesia e Alternativës shqiptare në mbledhjen e mbajtur dje ka vlerësuar se ndryshimet në Kuvendin e Malit të Zi në këtë moment nuk do të ishin në favor të popullit shqiptarë dhe as të Koalicionit shqiptarë .
Siç kanë sqaruar ,deri me këtë konkluzion i ka detyruar fakti se Lidhja demokratike në krye me Mehmet Bardhin pothuaj se në tërësi nuk e ka respektuar marrëveshjen me Alternativën shqiptare të nënshkruar para zgjedhjeve parlamentare të mbajtur me 29 mars 2009. Alternativa shqiptare e ka ftuar Partinë demokratike që ta respektojnë marrëveshjen në tërësi te nënshkruar me Alternativën shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2012.
RTCG





