Tika përfundon rikonstruktimin e hapsirave te Bashkësisë Islame të Ulqinit – Video

January 20, 2015   | Lajmet / Vijesti, Real Estate

Bashkësia- Islame e Ulqinit-Tika-1Solemnitet në Bashkësinë islame të Ulqinit
Sot në hapsirën e Bashkësisë islame të Ulqinit është bërë hapja solemne e disa pjesëve në selin e këtij institucioni. Koordinatori i Agjensisë turke TIKA për zhvillim, Mustafa Jaçizi dhe kryetari i Komunës Fatmir Gjeka, me prerjen simbolike të shiritit, kanë shënuar përfundimin e punimeve për rikonstruimin e një pjese për mësim dhe edukim, të fëmive të cilët e ndjekin mësimin këtu. Natyrisht, kjo ndihmë është një kontribut i madh për edukimin bashkohor e fëmive tonë në frymën islame.

Bashkësia- Islame e Ulqinit-Tika
Gjithashtu solemnisht është hapur edhe tyrbja e families Pulti e cila gjendet tek stacioni i autobusave, e rinovuar edhe me ndihmën e Agjensisë turke TIKA.
Gjatë takimit me përfaqësuesët e TIKËS ëstë biseduar edhe për ndihmën për rikonstruimin e Xhamisë e Namsgjahut, si edhe për rinovimin e kroit të Xhamisë së Pashës, ndersa më vonë edhe për rikonstruimin e hamamit e kësaj Xhamie.
Këto objekte i takojnë trashigëmisë tonë kulturore dhe pa dyshim rikonstruimi i tyre, përveç shërbimit për qëllimet fetare, do ta ngrisin edhe ofertën turistike të Ulqinit në një nivel më të lartë se deri tani.

 

Ismet Karamanaga Facebook

YouTube Preview Image