Dervishi: Ndërtimi i Unazës së madhe para komunës, zgjidhja më e mirë – Video
Rikonstruktimi i bulevardit Nëna Terezë ku parashihet të përfshihet edhe ndërtimi i unazës para ndërtesës së komunës ku parashihet heqja e semaforëve do të kushtoj 150 deri 200 000 euro, raporton portali Tv Teuta.
Ende nuk dihet data se kur do të nisin këto punime por ekzistojnë dokumentet e planimetris , na ka deklaruar Avdullah Dervishi sekretari për veprimtari komunale dhe çështjeve mjedisore.
Semaforët në Ulqin tash një kohë të gjatë janë në gjendje jo të mirë dhe se vendosja e semaforave të rinjë do të kushtonte 30 deri në 40 000 euro. Dervishi thekson se një cështje është e qartë dhe e sigurt ata nuk do te ndërrohen me që pritet rikonstruktimi i bulevardit.