Ruzhdi Ushaku studiues i rrallë me të cilin krenohet Ulqini – Video + Foto

January 24, 2015   | Intervista / Intervju

Shkruan: Ismet Karamanaga

Portret: Prof. dr. Ruzhdi Ushaku Të shkruash për Ruzhdiun është një sfidë e madhe për çdo njeri i cili ka lexuar të paktën ndonjë nga librat e tij, por posaçërisht për ata që edhe e njohin si njeri. Ruzhdiu shkruan me kujdes, duke hulumtuar në mënyrë shkencore

Ruzhdi-Ushaku-Ulqin

Veshtire eshte te shkruash per Ruzhdi Ushakun. Veshtire pasi qe ai i takon grupit te shkencetareve te cilet i kalojne kufijte e shkences kombetare, madje mund te cilesohet studiues me permasa evropiane. Me duket se nuk gaboj kur them se Ruzhdiu, ne shume fusha, eshte nje enciklopedi ne kembe, posacerisht ne fushen etimologjike. Librat e tij jane studime shkencore, duke filluar nga ai qe tek une gjithmone ka lene mbresa te vecanta – “Ulqini ne gjurmet e shekujve” e deri te libri i shkruar se voni – “Servantesi ne Ulqin”. Te gjitha keto mund te merren si libra studimore, si udhezim per studentet dhe studime ne universitete ne lemite bibliografike dhe etimologjike. Ruzhdiu hulumton ne shume gjuhe te huaja, duke filluar nga ajo greke e deri tek ato romane, ku ai eshte ekspert, pasi qe ato kane qene gjithmone ne vemendjen e interesimit te tij. Romanistika ne pergjithesi, posacerisht gjuha frenge, eshte profesioni i tij. Ai eshte njeri nder romanistet me te shquar ne Ballkan.

Ruzhdi-Ushaku-Ismet-Karamanaga-Ulqin

Prandaj, hulumtimi nga ky grup i gjuheve eshte fusha e tij kryesore, duke perfshire ketu edhe hulumtimet nga gjuha latine, si baze e te gjitha ketyre gjuheve. Te shkruash per opusin e punes se Ruzhdiut, po e perseris, eshte nje sfide e madhe. Ai ka botuar mbi 100 punime-studime te vecanta shkencore edhe ne gjuhe te huaja: serbokroatisht, frengjisht, anglisht, gjermanisht, japonisht, qofte ne versione integrale apo ne formen e permbledhjeve, shume kumtesa e referime, te karakterit kombetar dhe nderkombetar, brenda vendit dhe ne boten e jashtme. Per here te pare ka mbajtur ligjerate edhe ne Universitetin e Sorbones, kurse ne vazhdim ligjerata te shumta ne seminare e tubime shkencore te karakterit vendor dhe nderkombetar. Ka marre pjese ne komisione ne Sorbone per kandidate per master dhe doktore te shkencave filologjike ne Prishtine, Beograd, Sarajeve. Te shkruash per Ruzhdiun eshte nje sfide e madhe per cdo njeri i cili ka lexuar te pakten ndonje nga librat e tij, por posacerisht per ata qe edhe e njohin si njeri. Ruzhdiu shkruan me kujdes, duke hulumtuar ne menyre shkencore. Sado qe bisedoni me te, duke i sugjeruar ndonje gje, nga e kaluara jone, qe flitet ne popullin tone, Ruzhdiu ju degjon, por ai gjithmone kerkon dhe hulumton dhe ne menyre shkencore perpiqet me fakte te sqaroje ato cka ju mendoni se eshte e vertete.

Libri-i-Ruzhdi-Ushakut

Kjo verehet edhe ne librin e tij te botuar kohet e fundit “Servantasi ne Ulqin“. Ai shkruan dhe hulumton per Servantesin, Dulsinene, luften e Lepantos, shkruan per gojedhenen tone mbi Servetin. Mirepo, si studiues serioz, ai thote se pa fakte konkrete qendrimi i Servantesit ne Kalane e Ulqinit mbetet ende nje hipoteze. Keshtu punon nje shkencetar i nivelit te tij. Pavaresisht nga shume gjera te cilat mund te deshmojne se Servantesi ka mundur te jete ne Ulqin, per Ruzhdiun ende eshte nje hipoteze, per te cilen mund te bisedohet, por duhet te hulumtohet edhe me gjate. Nuk thote po, por e le mundesine se ka mundur te jete. Me ne fund, thote ai, pse nuk flitet per ndonje qytet tjeter per qendrimin e Servantesit duke ditur se Servantesi eshte zene rob lufte, pas luftes se Lepantos?! Keshtu eshte Ruzhdiu. Librat e tij flasin mbi te kaluaren e bujshme te Ulqinit, qytetit tone te lashte. Flasin per gojedhena, per Kalane e lashte 2500 vjecare, per nje popull autokton ne keto treva, duke filluar nga iliret, paraardhesit tane, nga ku edhe i kemi rrenjet. Duhet te permenden edhe hulumtimet e tij qe u perkasin koheve dhe periudhave te tjera, sidomos interesimi per periudhen e sundimit otoman, i cili ketu qendroi mbi tre shekuj.

Ne hulumtimet shkencore, Ruzhdiu shpeshhere fillon me Bindin, zotin ilir te detit, i cili lart ne bedenin e Kalase, kontrollon kete hapesire te shtrenjte te ambientit tone. Bindi eshte simboli, “totemi” i qytetit tone, i vendosur ne nje gur te verdhe qe gjendet lart ne murin e bedenit te Kalase, ne formen e nje engjelli me krahe te hapura. Aty qendron mbi dy mileniume, i drejtuar perballe Otrantos dhe nga horizonti. Me duket se shpjegimi dhe hipoteza per Bindin e Ruzhdiut, eshte nje hap me pare se shume te tjere qe jane marre me te, por edhe me shpjegime, sqarime dhe hipoteza te tjera te simboleve te Ulqinit. Sipas mendimit tim modest, veshtire te imagjinosh simbolin e Kalase ne formen e shqiponjes apo ujkut, ose ne ndonje gje te ngjashme, per nje Kala e cila ngritet 92 metra lart mbi det dhe e cila del nga deti dhe shkembi. Prandaj, edhe perkrahja ime e Bindit si mbrojtesit, simbolit apo “totemit” te Kalase. Nuk deshiroj te hyj me thelle ne veprimtarine e Ruzhdiut.

Ruzhdi-Ushaku-Ulqin-1

Me te duhet te merren ata qe kane pergjegjesi ta studiojne vepren e madhe te ketij shkencetari me permasa kombetare. Ate duhet ta bejne ata qe kane kapacitet dhe dije per te hyre me thelle ne vepren dhe hulumtimet e ketij shkencetari. Une tentova te preki pak Servantesin dhe Bindin, ata te cilet na hapin nje rruge me te qarte per sqarimet e historise sone, historikun e Kalase sone 2500 vjecare. Ne hulumtimet shkencore te Kalase, Ruzhdiut i takon vend i vecante. Ruzhdiu u lind ne Rane, ne nje mjedis shume interesant te cilin ulqinaket e kane quajtur gjithmone Lagjja e Perronit, shkurt Perroni. Ne kete vend, ne nje trekendesh vec pak metra larg njeri-tjetrit, kane lindur studiuesit dhe shkrimtaret me te njohur nga Ulqini – Ruzhdi Ushaku, Ali Llunji dhe Hajro Ulqinaku. Ne maje te kesaj piramide eshte pa dyshim Ruzhdi Ushaku. Mirepo, duhet te theksohet se nga Rana kane shkuar si djem te rinj ne Kosove, ku edhe jane formuar si personalitete te njohura anembane botes shqiptare.

Ismet Karamanaga_Ruzhdi Ushaku_Ulqin

Ruzhdiu e adhuron Ranen dhe Kalane. Keto dy pjese te qytetit tone lidhen njera me tjetren me Plazhin e Vogel, me molon dhe me detin. Prandaj, te dalesh ne Rane, do te shkosh deri te Kalaja dhe bedenet e saj, ku edhe gjendet Bindi. Shume njerez nga Rana si dhe nga Kalaja, shume here gjate dites shetisin prane detit ne Rane deri ne molo te Kalaja, por nuk e perjeton gjithkush njesoj. Kur shetiten Ruzhdiu, atehere e dime se ndonje ide nga e kaluara jone do te dale ne drite nga erresira. Shpesh rri me Ruzhdiun. Eshte njeri komunikativ, bisedon dhe ju degjon. Me kujtohen disa sekuenca dhe momente kur po e shkruante librin “Ulqini ne gjurmet e shekujve”. Me kusherinjte e tij ka shkuar shume here me barke deri te Valdanosi, per t’i perjetuar edhe nje here para se i “qet” ne liber te gjitha ato gjurme qe burojne nga shkembinjte dhe deti, duke filluar nga Punta e Nuradinit, Limani, Guri i Vogel dhe Guri i Madh i Limanit, Lugu i Xhemiles, Mendra… Ruzhdiu nuk ia len asgje rastit, por gjithmone fakteve. Ruzhdiu e don shume Ulqinin. Tashme eshte ne pensionin e merituar. Ka nje banese te vogel, nga e cila nuk mund ta shohe detin. Eshte modest dhe nuk ankohet kurre, por ne qe e njohim me mire, e dime sa i mungon pamja ne det dhe horizonti, vendi ku puthet qielli me detin. Ruzhdiu nuk pushon kurre. Shkruan, hulumton, ulet shpesh ne Rane ku edhe gjen inspirim te pafund. Nganjehere merr pjese ne aktivitete solemne ku flitet per botime te reja, ne promovime librash etj. I ketille eshte, pra, Ruzhdi Ushaku, bashkevendesi yne. Ai eshte nje figure markante e jashtezakonshme, nje person modest i rralle, me te cilin pa dyshim qyteti yne duhet te krenohet.

Ismet Karamanaga

YouTube Preview Image