Nika: Hilja gazetareske e shkrimit në këtë situatë

January 26, 2015   | Anketë / Anketa

Muhamet-Nika-UlqinShkruan Muhamet Nika

PSE BËN CANKA – LLUP E LLUP…?!! – Një shkrim gjurmues (investigues)

Portali INFO, me 24 shkurt , solli një shkrim të gazetës -“Dnevne novine” , në të cilën thuhet se “.. pushteti komunal ka afat prej një jave që të dorëzojë dokumentacionin të cilin e kërkojë Prokuroria Speciale për Krim të Organizuar …… Organi hetimor veçanërisht insiston në dorëzimin e dokumentacionit për rastin Shas…..ish kryetari i komunës Nazif Cungu…, ka keqpërdor pozitën dhe me sjelljen e planeve urbanistike për Shas , ku posedon pronën e vet i ka sjell përfitim milionësh duke dëmtuar arkën e qytetit”, thekson DN.
Shtohet që Cungu.., më herët ka sqaruar se para se erdhi në pushtet, në vitin 2007, ka blerë 51 metër katror në Shas, si dhe që pas kësaj, në procedurën e planifikuar ligjore, ka kërkuar studimin e lokalitetit për pronën e vet.
DN vëren se në kartën pronësore nga viti i kaluar ish kryetari ka lajmëruar se në atë lokalitet ka 35.000 metër katror….”.
Kur këtij shkrimi, i parapriu pakë ditë më pare edhe një shkrim tjetër i portalit, i huazuar nga g. Vjesti , në të cilin shkruhej ,se kryetari Cungu ishte vënë nën” lupën” e hetuesisë ” për krim të organizuar” ?!! Atë herë , neve, e me siguri edhe te të tjerët, kjo të aludonte në një fushatë që mund të duket e një anshme të gazetarit. E për të cilën po sqarojmë në vazhdim!!! Por, s’mund të lëmë pa plotësuar këtu se , puna e shifrave në pronësi (të blera) dhe atyre të treguara, na duket se përputhen aq sa vetë shprehja serbe e gazetës “ pod lupom”, që Canka e përkthn shqip- si” lupën…”, ?!!
Them të vërtetën edhe nuk çuditëm , sepse ky gazetarë , tashti një kohë të gjatë është kah bën “ llup e llup..”.- Gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi thotë populli..?!!!
Nuk themi se lajmi nuk ishte krejt i vërtetë , por
të paktën ishte pjesërisht i vërtetë dhe tendencioz duke futur huti e mjegull në vetë opinionin e qytetit .
Në këtë moment, për misionin që i ka venë vetës ,si gazetar, atëherë ai ,të paktën do tëhuhej të ishte i lidhur për lajmin, në nivelin e Sejdo Ismailit( kameraman i TV Teutës), i cili, në humorin e tij parlamentarë- kamera e fshehtë, të kohës së këtyre planeve (për Shas), kish kapur insertin kur , ish sekretari për urbanizëm Nazo Hoxha , thotë publikisht se e kishin akuzuar( mbase shefi i tij i madh),” që kish marrë këshilla nga këshilltari Cungu..”?!!
(Dez)informata e hedhur nga Canga, qe aq e madhe sa që portali Lajme nga Ulqini, doli me komentin se kush po hetohet në Ulqin- nga se sipas burimeve të ndryshme atje hetohej njëkohësisht: Gjeka-Cungu dhe Hajdinaga..?!!!
Ky edhe mund ta besoj se lajmin e ka bërë drejtë dhe objektiv- Po çfarë të bëhet në se një lexues i faqes, nuk e lexon disa ditë portalin e Cankës( që edhe mund të ndodhë) , duke mos dëgjuar lajmin e dytë që inspektorët e paskan vlerësuar lartë punën e pushtetit lokal të Gjekës..?!! – Kujdes, një i urtë thotë se të bësh një demant , është sikur të mbledhësh një thes me pupla të shpërndara na era, ku disa prej tyre nuk do t’i mbledhësh kurrë…?!!!

Hilja gazetareske e shkrimit në këtë situatë
Shtojmë se në këtë kohë , në komunë, përveç inspektorëve që kërkonin lëndën e Cungut – Shasin…, kishte nisur kontrollin edhe një skuadër tjetër inspektorësh administrativë, për të cilët , sipas hiles gazetari e sjell lajmin pas një jave kur hodhi dyshimin në portal me lajmin e parë në të 3 kryetarët?!!!
Në lajmin për skuadrën e dytë të inspektorëve që ishte e para si ngjarje, por u raportua si lajm i dytë, thuhet se demek: “…Rezultatet e kontrollit: INSPEKTORËT ADMINISTRATIV SHKUAN TË KËNAQUR..”
Lajmi edhe në këtë situatë , është pjesërisht i vërtetë , nuk patën vërejtje të mëdha në mënyrën e punës si procedurë në pushtetit lokal, por ama nuk ishin fare të kënaqur me emërimin e kuadrit udhëheqës dhe të punësuarve tjerë, emërimi i të cilëve ishte i imponuar partiakisht , me kuadro që nuk mund t’i mbulojnë me ligj ato vende dhe së paku kryeadministratori – rrezikon padi penale sepse është përgjegjës për gjendjen “ VE –DE, ushtruesve të detyrës” ?!! Ose thënë popullorçe- Emërtim të” mëkamsave”, zyrtarëve që kanë çuar në pushtetin vendorë partitë, si – “ Pozitivnoja e Cankës..”, Forca, Perspektiva, Lidhja, të cilët me ligj(sipas neve), nuk i plotësojnë kushtet( në kuptimin: fakultetin përkatës, praktikën e kryer dhe provimin shtetëror të dhënë.?!!! Kuptohet se përjashtim në këtë situatë , bënë vetëm kuadri udhëheqës dhe i punësuar i Fatmir Gjekës( edhe pse duket e pa besueshme).
Tjetër , mësohet se vërejtjeje do të kenë edhe në kuvendin e Komunës , që nuk i ka formuar Bashkësitë Lokale si njësi bazë të pushtetit vendore në Ulqin, përjashtuar deri diku ata të Anë së Malit, që u formuan me tubime qytetarësh( 70% e trupit zgjedhor me ligj)…?!!
Hilja tjetër- mashtrimi është kur thuhet se Cungu , ka “blerë 51 m “. Ndërsa” ka treguar 35.000 metër katror..” ?!! Kjo sikur të ishte kështu, i bie të jetë edhe më pak se gozhda e Nasradin Hoxhës , që ceki vetë në kuptimin parcelë kadastrale , parcelë urbanistike , në shkrimet e mija…?!!! Për ta përfunduar do të na lejohet mbase nga Portali Lajme nga Ulqinit ta mbyllim me një thënie Biblike ,në gjuhën serbe , nga se disa e kanë më afër e që është ” Da su ljudima uši i oči vrlo loši svedoci ako im um nije posvećen..”?!!!

Pjesë nga akti zyrtar i inspektorëve administrativë ne Ulqin

Pjesë nga akti zyrtar i inspektorëve administrativë.

Pyetja për gazetarin   është : si kanë mundur të jenë të kënaqur, kur dokumentat e kërkuar nuk ekzistojnë te personat përkatës, as që do ti kenë edhe pas 5 muajve – kur do të vijnë përsëri ..?!!!