Skandaloze: Për çka akuzohet Shpend Ahmeti

January 27, 2015   | Ngjarjet - Events

ARESTIMI-SHPEND-AHMETINë protestat e fundit në Kosovë, përkatësisht në Prishtinë, pati edhe shumë të arrestuar nga Policia e Kosovës. Një ndër të arrestuarit ishte edhe kryetari i komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti. Derisa Policia e Kosovës i arsyeton arrestimet e qytetarëve,pjesëmarrës në protestë si pasojë i
” përdorjes së dhunës ndaj pronës publike dhe pjesëtarëve të policisë”, nuk e kuptoi se përse e arrestuan kryetarin e Komunës së Prishtinës i cili dual në protestë thjeshtë për të përkrahur protestuesit në mënyrë paqësore !?
Në New York, pak kohë më parë, pati protesta të qytetarëve ,si shkak i mos ngritjes së akuzës ndaj një anëtari të Policisë së New York-ut, në duart e të cilit vdiq një qytetarë me ngjyrë. Me këtë rast Kryebashkiaku i New York-ut, z. Bill De Blasio dual haptas në përkrahje të protestave, por për pikëpamjet e tia, ai nuk u arrestua.
S’ka dyshim se demokracia e Kosovës është shumë larg asaj të SHBA-ve,por njikohësisht është koha që të mësojmë sadopak nga demokracitë përendimore, pjesë e të cilave një ditë Kosova pretendon që të bëhet.
Që të arrestohet krebashkiaku i kryeqytetit të Kosovës, duhen të rëndojnë mbi ate krime të rënda, përndryshe çdo akuzë apo arrestim tjetër, mund të karakterizohet si arrestim politik dhe si i tillë merr përmasa skandaloze dhe njollos rëndë institucionet e Kosovës.

Xh. Zeneli
27 Janar 2015