Jakupi akuzon Forcën për presion ndaj Hajro Likës

February 3, 2015   | Lajmet / Vijesti, Politika, Real Estate

Partia e re Shqiptare -Lëvizjes qendrore shqiptare për integrime Ulqin-1Kryetari i Lëvizjes qendrore shqiptare për integrime (LQSHI) dr Isat Jakup ka thënë se Hajro Lika mbetet anëtar i kësaj organizate politike, raporton Portali Ul.info.

“Ai nuk është më nënkryetar, por është një nga themeluesit e partisë tonë dhe anëtari i saj i respektuar”, theksoi ai duke thënë se presionin ndaj Likës që të jap dorëheqje nga funksioni i nënkryetarit e kanë bërë anëtarët e Forcës së re demokratike.

Hajro Lika ka deklaruar dje që jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit të LQSHI për arsye private.