Shoqata humanitare “Bereqeti” filloi aksionin e shperndarjes se pakove ushqimore

February 4, 2015   | Shtypi / Mediji

Shoqata humanitare Bereqeti-UlqinShoqata humanitare “Bereqeti” qe funksionon ne kuader te Keshillit te bashkesise islame ne Ulqin, sot filloi aksionin e shperndarjes se pakove ushqimore dedikuar familjeve ne nevoje. Ky aksion parasheh shperndarjen e 80 pakove ushqimore te siguruara prej nje donatori nga qyteti yne.

Secila pako permban 25 kg miell, 5 kg oriz, 10 kg mish pule dhe detergjent rrobash. Gjitheashtu jane siguruar edhe 10 pako me ushqim nga fondi “Zekat” te cilat permbajne artikuj te ndryshem ushqimore. Sot jane shperndare 22 paketime ne qytet dhe ne Kodra ndersa ne ditet ne vijim pritet te realizohet edhe shperndarja e pakove tjera ne fshatrat e komunes se Ulqinit.

Dhe per fund, te dashur vellezer e motra, te mendojme ne vetvete dhe ne familjet tona dhe te mos harrojme se te Zoti nuk humb asgje, prandaj na ndihmoni t’u lehtesojme jeten jetimeve, skamnoreve dhe nevojtareve.

Andaj apelojme tek ju qe te inkuadroheni dhe te na ndihmoni me cfaredo lloj ndihme qe keni.

 

Shoqata humanitare “Bereqeti”

Mirsad ef. Mucaj