Populli malazias me ide gjeniale për vjedhjen e rrymës

February 5, 2015   | Rajoni / Region

Ora-rrymesQytetarët e Malit të Zi kanë gjetur mënyrën se si të përballojnë çmimin e lartë të energjisë elektrike – ata blejnë telefona të mençur me aplikacion të instaluar, i cili pengon punën e orës së rrymës.

Telefonat që kanë softuerët e nevojshëm dhe aplikacionet e instaluara, të cilët u ndihmojnë që të ulin harxhimin e energjisë elektrike, malaziasit i blejnë në rrjetet sociale dhe forume, transmeton zeri.info.

Shitësit e tyre thonë se aplikacioni funksionon dhe e ulë harxhimin e energjisë, për çka mund të bindet secili blerës, përcjellë zeri.info.

Përveç telefonave të mençur, në këto forume mund të gjenden edhe pajisje tjera, ndërsa çmimet janë nga më të ndryshmet.

Një shitës i telefonave të mençur me aplikacione të instaluara, një të tillë e ofron për një çmim nga 160 deri në 280 euro, varësisht nga modeli i telefonit.

Zëri