FORCA, PB, IQK dhe ASH: Qeveria e Unitetit kombëtarë nuk është prioritet
“Çështja e Qeverisë së Unitetit Kombëtar nuk mund të trajtohet prioriteti i politikës së popujve pakicë, por ekzistojnë shumë çështje tjera të hapura për të cilat mund të bisedohet”, thuhet në kumtesën e udhëheqjeve të partive të pakicave.
Udhëheqjet e Partisë Boshnjake, të Iniciativës Qytetare Kroate, të Forcës dhe të Alternativës Shqiptare, kanë shqyrtuar ofertën për bisedime mbi qeverinë e Unitetit Kombëtar, e cila u është dërguar klubeve të deputetëve. “Tema e qeverisë së Unitetit Kombëtar ose e qeverisë kalimtare nuk gjendet në mesin e çështjeve prioritare të politikave tona dhe as që mund të ketë përparësi në krahasim me prioritetet kyçe në mesin e të cilave janë, stabiliteti ekonomik dhe zhvillimi rajonal, pastaj integrimet në NATO dhe UE të Malit të Zi”, thuhet në kumtesë.
Ata konsiderojnë se qeveria aktuale në koalicion është në mesin e mandatit të vetë dhe se në veçanti gjatë këtij viti, kur pritet ftesa për në NATO, duhet ti kushtohet forcimit të stabilitetit të vendit.
TVCG





