KF Prishtina, përgatitjet i vazhdon për disa ditë në Ulqin

February 8, 2015   | Sporti / Sport

KF Prishtina-UlqinSkuadra me renome në vend, Prishtina, përgatitjet i vazhdon për disa ditë në Ulqin. Bardhekaltrit që përfunduan vjeshtën në vend të pestë me 25 pikë, kanë synim titullin e kampionit në Raiffeisen Superligë. Prishtina nënshkruan kontratë me tre futbollistë të rinj, Dren Gashi, Endrit Krasniqi dhe Arbnor Zeqiri.

Skuadra ka filluar fazën e dytë përgatitore në qytetin e bukur Ulqin. Akomodimi është bërë në hotel “Olympic”, Ulqin. Të grumbulluar janë 26 futbollistë: Kushtrim Mushica, Alban Muçiqi, Visar Bekaj, Liridon Kukaj, Ahmet Haliti, Viktor Kuka, Fisnik Ramadanaj, Adnan Haxhaj, Armend Thaqi, Akil Makolli, Gentrit Begolli, Endrit Grainca, Mentor Zhdrella, Ylber Ramadani, Driton Krasniqi, Lorik Boshnjaku, Betim Haxhimusa, Granit Begolli, Durim Gashi, Bashkim Shala, Florim Bërbatovci, Festim Krasniqi dhe Shend Kelmendi, thuhet nga FC Prishtina.

Bota Sot