Në Ulqin KF Prishtina barazon me Çelik Nikshiq 2:2

February 8, 2015   | Sporti / Sport

FC-PRSHTINA-FC-CELIK-NIKSHIQPrishtina ka zhvilluar ndeshjen e parë përgatitore gjatë qëndrimit në Ulqin, ndërsa të dytën në vitin 2015.

Prishtina i ka nisur me barazim miqësoret në Ulqin, pasi ka barazuar me skuadrën malazeze Çelik Nikshiq me rezultat 2:2.

Të parët në epërsi erdhën kryeqytetasit, për të barazuar më pas malazezët. Gashi riktheu epërsinë në 2:1, kurse pesë minuta para fundit, Bukraq barazoi në 2:2, raporton prishtinafc.com.

Pas humbjes kundër Kosovës së Vushtrrisë 0:4, me që rast ishin paraqitur përbërje e re, e cila ishte testuese, sot skuadra u paraqit me dy përbërje, kurse munguan kapiteni, Driton Krasniqi, mbrojtësi Ahmet Haliti, Granit Begolli dhe sulmuesi i cili ka mbetur në Prishtinë, Labinot Osmani.

KosovaLive