Zeneli: Shqiptarët po ikin pas hijës së hanës…..

February 8, 2015   | Bota

haxhi-zeneliShkruan:Haxhi Zeneli

Papërgjegjësia e një qeverie e cila ka”kapur demokracin për bishti”ka sjellur Shtetin e Kosovës në një shkallë shumë të rëndë:ekonomike,politike dhe morale.

Shteti më i ri i Europës,sotë përballët me sfida të mëdha.

Kosova pas luftës ishte në gjendëje të mjerueshme.Kaluan 15 vite që kurë NATO, zbarkojë së bashku me Forcat Ndërkombëtare,të cilët erdhën për të administruar dhe ndihmuar këtë vend.Në atë kohë dëgjoja nga shumë shok të mi:si nga shqiptarët,ashtu edhe të huaj,kurë më thonin:”se tashti Kosova do bëhet Zvicërr”.Kosova në 15 vjetorin e sajë,jo që nuk u bë Zvicërr,por nuk u bë as”Kosovë e plotë” e cila ka vështërësi të mbrojë integritetin e sajë.Jeta në Kosovë dita,ditës po bëhët edhe më e vështirë.Me rastin e fundit vrejtëm sa shpejt Shteti i Kosovës mund të destabilizohët,ku u desh një fjalë e Serbit Jabllanoviq që ti ofendojë shqiptarët,dhe nuk vonojë shumë,me të drejtë fillojë sherri.Me që serbet historikisht,janë të shquar për të krujuar konflikte,ata edhe kësajë herë me përpjekjet e tyre nuk munguan të krijojnë trazira me fjalët e tyre.Serbia duke krijuar trazira në Kosovë,ajo krijon imazhet e këqija të këti vendi herë pas here,në mënyra të ndryshëme.Se vetëm kështu Serbia mundohët ta mbaj gjallë shpresën për tu rikthyar në Kosovë.Medomos se këtë po ju lehtëson punën edhe disa qeveritar të Kosovës,me dashëje apo pa dashëje,të cilët kontrollojnë të gjitha arterëjet e Kosovës.

Populli i Kosovës pas çlirimit nga Serbija,drejtuan syt nga ndërkombëtarët,dhe shpresuan se ata kanë për ta bërë Kosovën “lule”,me shpresë se do ti ofrojë këti populli një jetë më të mirë.Por siç e shofim,u mbushën 15 vite,ku shumica e shqiptarëve s’po e shofin ende “dritën në fund të tunelit”.

Përkundrazi Kosova u bë “Zvicërr”për ata që kishin duart në “hambar të drithit”ku pasuria e tyre mund të numrohët në miliona euro.

Andaj një fjalë thotë:”Nëse don ta njihesh karakterin e një njeriut jepi fuqin e sundimit,pastaj do ta shohish se kush është”

Pas shumë mosmarrveshjeve që patën qeveritarët atje,apo siç e quanin ata:”gërrç politikë”,qeveritarët në pushtet,bënin çdo gjë që mos ta humbin pushtetin,kurse në anën tjetër,autobusët mbushëshin plotë me njerëz,që ende ikin me linjën e organizuar,për mes të Beogradit,”për të gjetur një jetë më të mirë”.Shqiptarët përsëri po zëjnë qendërën e vemendjes në mediat e Europës.Kurse qeveritarët,luftojnë për pushtet.Kush ka përgjegjësi për këte?dhe për ç’arsy qeveria nuk ndërmerr masa?

Në një shoqëri apo qeveri të vetëdijëshme dhe demokratike jepet dorheqëje,për këte që ndodhë në Kosovë,sepse është dështim i manexhimit të situatës,dhe kjo ndëshkohët.

Për mos-suksesin e qeveritarëve,kjo rrugë e vuajtëjeve të këti popull s’ka të ndalur,ku shumica e tyre kishin shpresën në Kosovën e lirë,për një jetë më të mirë.

Ky popull durojë shumë në luftën e fundit.Ai u masakru dhe u dhunu mizorisht,vetëm që Kosova të fitojë lirinë.Edhe pse përjetuan shumë vuajtëje,ata nuk e lëshuan Kosovën,por qëndruan aty herojkisht.Kurse tashti,turmat e njerzëve që kanë humbur besimin tek qeveritarët,nuk kanë të ndalur.Shqiptarët janë të manipuluar në këtë drejtim,që nuk i dihët se si do të përfundojë!”Shqiptarët po ikin pas hijës së Hanës,e cila zhytët në ujë”,kurse nga ana e qeverisë nuk shofim një angazhim që të parandalojë turmat,nga matrapazët,që kanë për qëllim të krijojnë huti dhe panikë tek populli,për ta zbrazur Kosovën.

Sipas kësajë që po ndodhë në Kosovë,këtu dështuan edhe Ndërkombëtarët të cilët nuk i kushtuan kujdesin e duhur Kosovës,ata u korruptuan së bashku me pushtetarët.

Ndërkombëtarët që erdhën këtu,ata shpejt harruan përse ishin aty!detyra e tyre ishte të administrojë dhe ndihmojë që Kosova të kenë më lehtë në tejkalimin e krizës së pas-luftës.Por siç dukët ata u bënë të”shurdhët”.Për të gjitha vuajtjet,nuk është askush tjetër fajtor:përveç pushtetarët dhe ndërkombëtaret.Ata vazhdimisht flasin për imazhin e Kosovës.Por ata harruan se ishin aty për ta ndërtuar,e jo për ta keqësuar imazhin e Kosovës.Kosova kishte një imazh më të mirë.Ajo ishte ideatorëja e përmbyesjës së komunizmit në Europën Lindore.Aty fillojë!me popullin dhe rinin e Kosovës,që ishte e pastërt dhe e pa korruptuar.Ishte ajo rini e cila nuk ju frigu makineris më të fortë në Ballkan.Ishte ajo rini që viteve të 80’ta doli para tankësave të Serbis,për të kërkuar lirin,kurse sot pas kësajë gjendëje që kanë krijuar pushtetarët,po ju merret lirija.Çfarë mund të pritët ndryshe nga populli?të cilit:”ja kanë afruar thikën në asht”.Në këtë gjëndëje që Kosova gjëndet sot,asgjë nuk është për tu habitur.Qeveritarët mos të arsytohën me përralla boshe:”se populli ka dalur në rrugë ti marri pushtetin me dhunë”.Po na tregoni ju qeveritar,se çfarë të mire i keni bërë popullit deri më tani?sa vende pune keni krujuar?po! ju keni bërë vetëm për vetën tuaj,keni mbushur xhepat.

Kosova po kalon nëpër një situatë shumë të vështirë,që nuk e kishim imagjënuar,së paku jo nga ata që dhanë çdo gjë për tu fituar lirija,që Kosova të bëhet e pavarur.

Kosova gjëndët para një prove të demokracis!

Ndërsa ndërkombëtarët vështrojnë anash!,mbase edhe kjo ishte pjesë e skenarit të tyre!për të vlerësuar,se a janë gati shqiptarët të mbrojnë “shtetin demokratik”?

Por si do që të jetë,”kjo llojë e demokracis”nuk po tregon rezultate.Për arsy se në pushtet njerëzit po qëndrojnë gjatë.Dhe në një demokraci të tillë,njeriu krijon fushën e manipulimit,ku më tepër i ngjan një shteti diktatorial dhe komunist,ku pushteti nuk nryshon me idet e veprimit,që nuk përfshin intelegjencën jashtë partis së ti.Andaj ky model i kësajë demokracie duhët të rishikohët.

Papunsia,është një problem që ka çuar popullin të bëjnë zgjidhëje të pa dëshiruara.

Me vite,të rinjët e Kosovës u lënë në mëshirën e atyre që erdhën për të manipuluar me shtetin e ri të Kosovës.Njerëz të cilët ishin dërguar nga agjentatura armiqësore,për ti prishur imazhin Kosovës.Këto dashakeqës shfrytëzuan pikat e zbrazëta të shtetit,i cili ka humbur kontrollin, ose ishin bashkëpuntor të tyre të cilët i kanë lejuar këto vprime me qëllim,për ti prishur imazhin e sajë.

Këto të gjitha pra janë produkt i pushtetarëve së bashku me ndërkombëtarët.

Kosova u kritikua shpesh herë:”si rrezik për terrorizëmin islamik”!

A ishin të gjithë këta ndërkombëtarët aty të pranishëm?ku me dekada para syve të tyre,”këta njerëz” regrutonin dhe indoktrinonin Rinin e Kosovës për ti dërguar në luftën e Siris dhe të Irakut?.Si ka mundësi,që këta ndërkombëtar paguheshin nga Këshill Europian?për të vëzhguar dhe raportuar çdo gjë që ndodhë në Kosovë.Çfarë raportuan ata?egziston një thënje për këtë:”nëse bariu nuk e ruen kopen siç duhët,atëherë vjen ujku dhe ja ha”,andaj siç dukët kështu ndodhi me Kosovën,sepse krejt kjo u bë para syve të gjithë pushtetarëve dhe ndërkombëtarëve të”verbërt”.Ata të gjithë e dinin se ç’farë po ndodhëte në Kosovë.Kurë krahasojmë këtë vend me të kaluarën,(e viteve të 80’ta),kurë ne studijonim aty,sot ka ndryshuar shumë me këtë”demokraci të shumë pritur”.Në atë kohë Shqiptarët të ish Jugosllavis,ishin të mishëruar me Kosovën,ishte qendër studenteske,ishte lëvizje kombëtare.Aty mësuam se si ta duanim dhe ç’monim kombin dhe mëmë Shqipërin.Kjo ishte Kosova për neve.Kishim shpresat të mëdha tek Kosova,sepse Shqipëriija për ne kishte perde të hekurt,dhe s’kishim komunikim,andaj i kishim syt nga Kosova.Me të gjitha këto se çfarë po ndodhë në këtë vend!na dukët sikur po na krijohën plagët të reja.

Pushtetarët nuk kanë të drejt të ja shuajnë popullit dritën e shpresës së bashkimit.

Shqiptarët jashtë Kosovës dhe Shqipëris,që ende po kërkojnë të drejtat e tyre,për të mbetur Shqiptar,nga shtetët që i kanë sunduar dhe po i sundojnë,ndihën të shkujdesur,tashti su mbetët gjë tjetër,përveç të ulin kokën për të mbijetuar aty ku jetojnë.Shpresojmë të është “tranzicion”,por me shpresë se Kosova,edhe kësajë herë do të sfidojë.Kosova ka kaluar situata më të vështira,shpresojmë se shqiptarët do të gjejnë forcën e bashkimit për ta m’poshtur këtë të keqe.Kjo tokë e vaditur me gjakun e horonjëve,meriton një të ardhëme më të mirë.Nga plagët e saja ka rrjedhur shumë gjak për të arritur deri këtu,dhe ai gjak i derdhur nuk bëhet ujë.

Kosova ka shumë njerëz që ja duan të mirën,të cilët nuk lejojnë të luhët me gjakun e dëshmorëve.Kemi besimin se ata kanë forcën dhe do dinë tu shmangën grackave që kanë kordisur armiqët.

 

 

New York,02/07/2015