Ndihma e donatorëve për Qendren ditore për fëmijë “Sirena” Ulqin
Informatë e punës së Qendrës ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “Sirena” në Ulqin, në tremujorshin e katërt për vitin 2014.
Duke u bazuar në Planin vjetor për vitin 2014, edhe tremujorshi i katërt realizohet sipas planit të paraparë.
Është aprovuar projekti për hapjen e mini-ambulancës në Qendrën ditore “Sirena”, pritet realizimi i këtij projekti mbrenda një afati kohor shumë të shkurtër.
Këtë projekt e ka realizuar drejtori i shtetit për ndihma humanitare në Mal të Zi, përfaqsues i kishës Jezu Krishti, institucion i bamirësisë nga SH.B.A
Si deri më tani përkujdesja e donatorëve te shumtë vendas dhe nga diaspora vazhdon me të njëjtin intensitet.
Kryetari i komunës z. Fatmir Gjeka me bashkëpuntorët e kabinetit të tij ka vizituar qendrën dy herë në këtë tremujorsh. Ka treguar dhe është duke treguar përkujdesje të veçantë në përmirësimin e kushteve të qëndrimit , pajisjen e kabineteve me mjete pune me qëllim që kësaj popullate t’u gjendemi pranë dhe t’u krijojm kushte sa më të mira.
Me 22.10.2014, për vizitë ka qenë edhe z. Don Gabrielli i shoqëruar me dy motra nderi, i cili është njohtuar për së afërmi me kushtet e krijuara në këtë qendër.
Në përmirësimin e kushteve të punës, kanë ndikuar ndihmat e donatorëve, siç janë:
Vesel Tagani-SHBA
Vebi Kokaj- Brajshë
Albert Salaj-SHBA
Alban Krasniqi – SHBA
Ibrahim Kallaba- Ulqin
Shaban Paleviq- Ulqin
Skender Ibroci- Ulqin
Xhevdet Ibroci-Ulqin
Kallaba-Kompani –Ulqin
Cungu-Compani –Ulqin
Arben Alaj –SHBA
Muzafer Haliloviq-Zvicërr
Kurtoviq Sabri-Kllezën
Besart Avdiu –Ulqin
Nail Osmani- SHBA
Suad Caushi-Ulqin
Muslim Llolla –Ulqin
Osman Sukaliq-Ulqin
Janë shpërndarë dhurata për Vitin e Ri 2015 nga:
Kryetari i Komunës
Rotary Club
Motor Club “Pirates”
Pronari i restorantit “Europa”
Qendra shkollore “Vëllazërim Bashkim”
Kisha katolike-Famullia Braticë
Këshilli i muslimanëve në Mal të Zi
Bylo Llolla
Banka e ushqimit –Podgoricë
Organizata Komunale e Sindikatës në Ulqin,në prag të Vitit të Ri i dhuron qendrës një Lap-top.
Trupa teatrale Ulqin “Servantes dhe Dulcinea”në hapësirat e qendrës shfaqin dramën e lartëshënuar,ku fëmijëve u bëhet një dhuratë shumë e veçantë.
Kolektivi i Qendrës ditore “Sirena” përzemërsisht falënderon të gjithë ata që ndihmuan,duke u dëshiruar shëndet dhe mbarësi në familjet e tyre.
Drejtori,
Bilal Alaj
JU Dnevni centar za djecu i omladinu sa smetnjama i teskocama u razvoju “Sirena”
IP Qendra ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “Sirena”
Ul.-Rr.Djerdj Kastrioti Skenderbeg Pib:02902877 Z.r:5201807282
e-mail:sirena_ul@hotmail.com tel/fax:030/414-109





