Përmbytje në NënShkodër rriten shkarkimet në Vaun e Dejës – Video

February 10, 2015   | Rajoni / Region
permbytjet ne shkoderSHKODER – Shkarkimet nga HEC-et e kaskadës së Drinit kanë dhënë shenjat e para të rrezikut të përmbytjes në zonën e NënShkodrës. Mëngjesin e së hënës ujërat e lumit Buna dolën nga shtrati ndërsa përmbytën tokat e komunës Ana e Malit. Aktualisht, janë 380 ha tokë të përmbytura ndërsa uji është larg banesave.

Menaxhimi i kaskadës së Drinit nëqoftëse do mbesin këto nivele dhe duke pasur parasysh dhe favorizimin e kohës nuk ka pas ndonjë problem, ka përmbytje në fushën e Obotit 90 hektarë dhe në fshatin Obliq 70 hektarë, por nuk është problematike përsa i përket shtëpive, bllokimit të rrugëve, ka dëmtime vetëm në Feragjera Jonxhë edhe Aslla”, u shpreh Xhevat Mollca, kryetar i Komunës Ana e Malit.

Nga ana tjetër kryeplaku i Obotit Gregor Pema thekson se pavarësisht rritjes së nivelit të ujërave të Bunës situata nuk paraqitet problematike.

“Situata sot në fshatin Obot nuk është shumë e rënduar, hidrocentralet nuk e kanë çuar aq shumë ujin sa të dalë në sipërfaqe të tokës”, u shpreh zoti Pema.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare hapi portat e hidrocentraleve të mëdhenj në kaskadën e Drinit. Pas Fierzës që po shkarkon, edhe Vau i Dejës nisi të shkarkojë sasinë e tepërt të ujit.

Ndërkohë, lajmi i mirë është se me uljen e temperaturave janë ndërprerë reshjet e shiut mbi kaskadën e Drinit, çka do thotë se ka një rënie të prurjeve në krahasim me ditët më parë dhe kjo mund të ndikojë në uljen e shkarkimeve nga hidrocentralet mbi lumin Drin.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)  

YouTube Preview Image