Nik Gjeloshaj: Amendamenti të formohet gjyqi themelor në Tuz

February 12, 2015   | Real Estate

Nik-GjeloshajDeputeti i ASH,  Nikë Gjeloshaj, ka dorëzuar amendamentin  në propozim ligjin për gjykatat e për të cilin do të duhej të deklarohet Kuvendi i Malit të Zi. Ai me këtë amendament ka propozuar formimin e gjyqit themelor në Tuz. Duke pas para sysh se Gjyqi themelor në Podgoricë  përfshin edhe territoret e komunave urbane, Tuz dhe Gollubovc,  dhe se , siç ka thënë Gjeloshaj , ka numrin më të madh  të lëndëve e për këtë arsye ai  nuk është mjaft efikas  , ai në amendamentin dërguar Portalit të RTMZ , propozon  formimin e gjyqit themelor në Tuz ,  për territorin e kësaj komune urbane. Ai  po ashtu konsideron se në këtë mënyrë do të ndihmohen qytetarët e KU të Tuzit në aspektin ekonomik pasi që do të zvogëloheshin  shpenzimet e udhëtimeve  deri në Podgoricë.

Amadman-Nik-Gjeloshaj

Origjinali i tekstit:

KRIJIMI I GJYKATËS THEMELORE NË TUZ

Sot në Parlamentin e Malit të Zi kam dorëzuar amandamentin për propozim ligjin mbi gjykatat, ku propozoj që në Nenin 13 mbas pikës 11 të shtohet pika 11a në të cilën thuhet:

11a) GJYKATA THEMELORE NË TUZ- PËR TERITORIN E KOMUNËS URBANE TË TUZIT.

Kjo kërkesë vjen si nevoj që qytetarëve të Malësisë tu ofrohën shërbime lehtësuese.
Krijimin e Gjykatës Themelore në Tuz do të sillte efikasitet më të lartë, përdorim të gjuhës shqipe, shpenzime më të vogla për qytetarët, do tregonte kapacitet demokratik në lehtësim dhe realizim të të drejtave të pakicave etj etj, me siguri se ka argumente të shumta që arsyetojnë propozimin tim.