Vazhdon bashkëpunimi midis karateistëve të Ulqinit dhe Tivarit

February 12, 2015   | Rajoni / Region

Karate-Ulcinj-BarMë 10 shkurt 2015, Unioni i Klubeve të Karatesë „Ulqini” dhe “Rei” pritën anëtarët e Klubit të Karatesë “Tivari” në ambientet e tyre për të zhvilluar një stërvitje të përbashkët, duke vazhduar në këtë mënyrë bashkëpunimin në mes të tyre dhe shkëmbyer përvojat për avansimin e garuesve në këtë sport.

Trajningun e udhëhoqi karateisti më i mirë në Mal të Zi dhe njëkohësisht trajner i sukseshëm i Klubit të Karatesë “Tivari”, Allmir Cecunjanin.

Në këtë stërvitje mori pjesë “Tivari” me një ekip të parë të tyre me emra shumë të njohur, siç është Jozo Daboviq, Lubisha Mihajloviq, Arsenije Tadiq, Martin Lushi, Irma Liçina, si dhe me garuesit e tjerë të nivelit të lartë Stefan Gojçeviq, Milosh Adxhiq,Vasilisa Bujiq, Arijan Koçan dhe Damir Çoloviq.

Nga klubet tona i pritën garuesit e ekipit të parë Seida Suma, Adonis Markashi, Antigona Rama, Edin Kraja, Andrea Dragojeviq, Edin Veisiloviq, Behlul Peri, Edmond Mehmedi, Venesa Nuhi, Marko Daboviq, Adnan Kuqi, Allmir Hajdari dhe Dardan Ceka.

Shpresojmë që ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe shumë shpejt do të shihen edhe rezultatet nga këto stërvitje të përbashkëta, – shprehen trajnerët e Unionit të Klubeve të Karatesë “Ulqini” dhe “Rei”.

SHËRBIMI INFORMATIV I UNIONIT TË KLUBEVE TË KARATESË “ULQINI” DHE “REI”

Karate Club Ulqini-Ulcinj Montenegro Facebook