Gjeka – Vllahoviq: Marrëveshja për projekte nënshkruhet javën e ardhshme

February 14, 2015   | Politika, Shtypi / Mediji

Kryetari-Ulqinit-Fatmir-GjekaKryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka me bashkëpuntorët e tij biseduan dje në Podgoricë me ministren e shkencave prof. dr. Sanja Vllahoviq, e cila momentalisht po kryen funksionin e ministres së arsimit në Qeverinë e Malit të Zi.

Bëhet e ditur se në këtë takim është folur për ndërtimin e shkollës në Sukubinë, pastaj të përfundohet procedura rreth ndërtimit të foshnjores në Fushë të Ulqinit, si dhe transporti falas i nxënësve, çështjet dhe problemet e arsimit shqip në Mal të Zi.