Jules Coles tregon lëndimin që mori nga malazezët

February 14, 2015   | Sporti / Sport

Jules ColesBaskletbollisti amerikan, Jules Coles ka bërë publik lëndimin e pësuar nga tifozët malazez.

Ndeshja e vlefshme për Ligën Ballkanike mes skuadrës nga Mali i Zi, Sutjeska dhe Sigal Prishtinës, është ndërprerë që në çerekun e parë, pasi që tifozët vendas kanë fyer mysafirë, e po ashtu kanë hedhur mjete të forta piroteknike në drejtim të stafit të skuadrës nga kryeqyteti i Kosovës.

E njëri nga basketbollistët e lënduar është edhe amerikani Jules Coles, i cili ka shfrytëzuar rrjetin sociale Instagram për të postuar një foto që tregon lëndimin që ka marrë në Mal të Zi.

“Histori e gjatë… Një tifoz nga ekipi kundërshtar hodhi një M80 në stol gjatë një pauze… Përfundoi pas një qepje”, shkroi Coles në ‘Instagram’.

Ndryshe të lënduar nga hedhja e gjësendeve të tifozëve, mbetën edhe menaxheri Edis Kuraja, trajneri Marjan Ilevski, ndihmës trajneri Albert Sylejmani si dhe lojtari tjetër Julian Mavunga. /Telegrafi/

YouTube Preview Image