Sutjeska, është gjobitur dhe do të luajnë pa publik në vend të vetë

February 14, 2015   | Ngjarjet - Events

SutjeskaBalkan League ka marrë vendimin për incidentin e ndeshjes Sutjeska-Prishtina

Skuadra malaziase, Sutjeska, është gjobitur me 5 mijë euro nga liga ballkanike për shkak të incidentit në ndeshje ndaj Sigal Prishtinës, ndërsa i është dhënë pika e humbësit. Po ashtu, ata një ndeshje do të luajnë pa publik në vend të vetë.

Ky është vendimi përfundimtar i BIBL pas shqyrtimit të rastit në komision.
“Duke pasur parasysh kërkim faljen dhe garantimin për mosndodhjen e inicidenteve të tilla si dhe ekipin me moshë më të re në BIBL, gjithashtu vitin debutues – Sutjeskës, nuk i mirret pika e humbësit nga kjo ndeshje, pasi që në një rast të tillë ndeshjet e mbetura të tyre nuk do të kishin kuptim dhe do të diheshin të klasifikuarit në fazën e radhës,” është thënë ndër të tjera në vendimin e BIBL sot.
Vendimet e BIBL janë marrë sipas Rregullores së kësaj gare, në Artikulllin 11.4.1 dhe 11.4.5.

Pra përfundimisht, Sigal Prishtina fiton ndeshjen me rezultat zyrtar duke marrë pikët e fituesit, derisa Sutjeska ka mbetur e gjobitur me para (5 mijë euro) dhe me një ndeshje moslojë në terren të vetin, duke marrë pikën e humbësit.

balkanleague.net