Sutjeska ka kërkuar falje Sigal Prishtinës

February 14, 2015   | Sporti / Sport

Klubi basketbollistik nga Mali i Zi, Sutjeska ka kërkuar falje për incidentin e shkaktuar ndaj Sigal Prishtinës në kuadër të Ligës Ballkanike.

Sigal PrishtinaTakimi u ndërpre pasi tifozët vendës kanë filluar të gjuajnë drejt lojtarëve të bankës rezervë të Sigal Prishtinës, ndërsa pas këtyre sulmeve gjyqtarët e takimit kanë ndërprerë ndeshjen.

Kreu i klubit të Sutjeska-s, Darko Petrovic ka kërkuar falje në emër të tij dhe të klubit për ngjarjen që ndodhi në takimin ndaj Prishtinës.

“Personalisht dhe në emër të klubit i kërkoj falje Prishtinës dhe menaxhmentit të saj, por edhe Ligës Ballkanike për ngjarjet e ndodhura në atë takim. Sutjeska kishte aranzhuar spektakël, por ndodhi e kundërta pasi disa individ filluan të hidhnin lëndë plasëse në bankinën e Sigal Prishtinës për ta ndërprerë këtë ngjarje. Sutjeska do të vazhdojë të punojë në të mirë të sportit dhe t’i mbajë marrëdhëniet e mira me të gjithë”, ka shkruar Petrovic në letrën e kërkimfaljes.

Ndërsa sot (e premte) pritet që Liga Ballkanike të dal me vendimin dhe masat që do të merren ndaj klubit malazez.

 KosovaLive
YouTube Preview Image