Mali i Zi i dërgoi Shqipërisë ndihmë humanitare për të përmbyturit

February 16, 2015   | Rajoni / Region

perbytjet-ne-shqiperiMali i Zi i ka dërguar Shqipërisë ndihma humanitare për të përmbyturit , në një vlerë 50 000 euro,  njoftohet nga Buroja për marrëdhënie me publikun të Qeverisë së Malit të Zi. Ndërkaq , ndihmë të ngjashme ka përgaditur edhe për Republikën e Maqedonisë , e cila pret kordinimin e organeve kompetente të të dy shteteve.

Në pajtim me kërkesën e republikës së shqipërisë , për shkak të përmbytjeve të mëdha që kanë prekur këtë shtet , drejtorati për çështje emergjente të ministrisë së punëve të brendëshme , ministria e mbrojtjes dhe kryqi i kuq i Malit të Zi kanë ndarë nga 1300 batani, 300 mushemë, 15 çadra , 200 çizme gome etj, raporton portali i TVCG si dhe portali i Qeverisë së Malit të Zi.