Nxënësit dhuruan spektakël në Qendrën për Kulturë Ulqin

February 17, 2015   | Ngjarjet - Events

Spektakel-Ulqin-UlcinjNë ambientet e Qendrës për Kulturë në Ulqin, nxënësit e shkollës së mesme, të mbledhur në grupin “Amatorët profesional”, mbajtën shfaqje me humor, muzikë, vallëzim, ku treguan talentet e tyre të llojllojshëm. Në sallën e mbushur përplot ato dhuruan spektakël të vërtetë, duke merituar duartrokitje të shpeshta. Falë punës disa mujore me plot përkushtim, si dhe dedikimit të profesoreshës së tyre Ljubica Vujosheviq, ata ia arritën që për dy orë të zbavisin të pranishmit.

TVCG