Përcaktohen zonat për ndërtim me PUP, s’ka leje ndërtimi në Valdanos

February 17, 2015   | Lajmet / Vijesti, Real Estate

Uvala maslina Valdanos-Ulcinj-crna goraPërfaqësuesit e Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit dhe përpunuesit e Planit hapësinor urbanistik (PHU) Ulqin janë pajtuar me vërejtjet e komunës së Ulqinit që në zonën e Valdanosit nuk duhet të parashikohet asnjëfarë ndërtimi, raporton portali Ul.info.

Sipas versionit të mëparshëm, në hapësirën e Mendres ishte i vizatuar ndërtimi i 900 shtretërve në akomodimin hotelerik.

Me draftin e Planit hapësinor të komunës së Ulqinit, parashikohet që në Valdanos të jetë qendër turistike për shëtitje, argëtim, rekreacion dhe vëzhgim të natyrës.