PQSHI: Dr. Jakupi uron 7 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

February 18, 2015   | Lajmet / Vijesti, Real Estate

Isat-Jakupi-LQSHI-UlqinKryetari i Partisë qendrore shqiptare për integrime (PQSHI) dr Isat Jakupi, ka drejtuar telegram urimi për pavarësinë e Kosovës, tek presidentja Atifete Jahjaga ashtu edhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.

Urimi i plotë:

Kam nderin që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë qendrore shqiptare për integrime (PQSHI), t’ua uroj shtatë vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Pavarësia e Kosovës paraqet një ngjarje të rëndësishme historike për mbarë kombin shqiptar dhe njëkohësisht edhe realizimin e ëndrrës shumë shekullore, jo vetëm të kosovarëve por të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Sot, Kosova e lirë dhe e pavarur, rrezaton paqe, siguri dhe stabilitet, jo vetëm brenda vendit, por edhe në rajon e më gjerë.

Uroj që angazhimet e institucioneve të Kosovës të jenë në funksion të rrumbullakimit të aspiratave gjithë popullore për Kosovën si pjesë e strukturave euro-atlantike dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Të nderuar,

Me rastin e festës së shpalljes së pavarësisë së shtetit të Kosovës, festës së madhe për të gjithë shqipëtarët kudo që ndodhen, duke përfshi edhe shqiptarët në Malin e Zi,  pranoni urimet më të përzemërta, ju personalisht dhe i gjithë populli i Kosovës.

Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë qendrore shqiptare për integrim ju përgëzoj për këtë festë të madhe të shtetit të Kosovës.

Urime shtatë vjetori i Pavarësisë!

Me respekt,

Dr. Isat Jakupi – Kryetari i Partisë qendrore shqiptare për integrime (PQSHI)