Zeneli: Pse bashkombasit tanë nga Shqipëria preferojnë Budvën,e jo Ulqinin?

February 19, 2015   | Real Estate

Xheladin ZeneliLexova një shkrim ditëve të fundit ku thuhet se në fundjavën e shkuar, me rastin  e festës së Shën Valentinit, 80% e mysafirëve në qytetin e Budvës ishin shqiptar,pra shtetas të Shqipërisë. Që shqiptarët ( nga Shqipëria) preferojnë Budvën dhe jo Ulqinin, nuk është diçka e re dhe është një dukuri që manifestohet edhe gjatë pushimeve verore ku me qindra qytetarë nga shteti ynë amë – Shqipëria vizitojnë dhe kalojnë pushimet e tyre në Budvë.
Këtu nuk bëhët fjalë për një vizitë të një qyteti të huaj, për arsye kurreshtjeje,por bëhet fjalë për vizita të organizuara të një pjese të konsiderueshme të qytetarëve nga Shqipëria , tash disa vite me rradh, të cilët  si destinacionin e tyre turistik, preferojnë Budvën,karshi Ulqinit.Sipas statistikave numri i turistëve nga Shqipëria që kanë vizituar Malin e Zi gjatë vitit 2014 ishte 30.129 ( një rritje prej 16% në krahasim me vitin e mëparshëm) dhe kanë realizuar 111.230 buajtje. Përqindja më e madhe e tyre  vizitojnë dhe kalojnë pushimet kryesisht në Budvë por edhe ndonjë qytet tjetër të Malit të Zi, me ç’rast pasurojnë buxhetet dhe ekonominë e qyteteve malazeze  me miliona  euro .

Çështja është se përse pëlqehet më shumë Budva se sa Ulqini ? Çfarë ofron Budva më shumë se sa ofron Ulqini ? A janë çmimet më të volitshme apo në rastin e Shën Valentinit, Budva është më  romantike se sa Ulqini ?
Nga ana tjetër , pjesa dërmuese e turistëve  shqiptar nga Kosova  vizitojnë Ulqinin dhe Durrësin gjatë pushimeve verore. Me ç’rast n’a imponohen edhe disa pyetje të tjera: Pse bashkëkombasit tanë nga Kosova preferojnë Ulqinin si destinacionin e tyre turistik gjatë muajve të verës, kurse ata të Shqipërisë përqejnë Budvën ? A do të thotë kjo se Ulqini qenka mjaf i mirë, mikëpritës dhe i dashur për bashkëkombasit tanë nga Kosova,por jo edhe për bashkëkombasit tanë nga Shqipëria !? A e bëjnë këtë  bashkëkombasit tanë nga Kosova sepse e  ndijejnë si detyrë atdhetare që të kalojnë pushimet dhe shpenzojnë të hollat e tyre në një vendanim me shumicë shqiptare siç është Ulqini dhe nëse po, atëherë përse nuk mund t’a bëjnë këtë ,për të njëjtën arsy edhe bashkombasit tanë nga Shqipëria?

Është e drejtë e secilit qytetar, pra edhe qytetarëve të Shqipërisë që të vizitojë  vendet që ata preferojnë, dhe kjo është rrezulltat i liberalizimit të kufijve ndërshtetëror si dhe lëvizjeve të lira në mes shteteve fqinje të kësaj pjese të Ballkanit. Por, njëkohësisht pritet që bashkëkombasit tanë nga shteti ynë amë -Shqipëria, ti japin më shumë mbështetje turistike një qyteti apo vendbanimi shqiptar ,pra qytetit të Ulqinit. Çdo vizitë apo buajtje në qytetin e Ulqinit, posaçërisht gjatë muajëve të dimrit, do të ishte i mirëse ardhur për ekonominë e brishtë të këtij qyteti i cili vazhdimisht neglizhohet nga qeveria e Malit të Zi, e cila jo vetëm që nuk investon në ekonominë turistike të këtij qyteti,por ka ndikuar në shkatërrimin e saj, gjatë dy dekadave të fundit. Dhe kjo nuk është e vetmja arsy se përse duhet vizituar Ulqini. Ulqini duhet vizituar sepse është qyteti jo vetëm më i bukur se Budva,por më i bukur se shumë qytetete të tjera në gjithë bregdetin e Adriatikut.

Ne do të përparojmë si komb vetëm nëse e mbështesim njëri tjetrin në aspektin ekonomik, përkrahim dhe i japim prioritet zhvillimit të turizmit tonë kombëtar ,vizitojmë në rend të parë venbanimet turistike shqiptare dhe promomojmë prodhimet kombëtare shqiptare.