Parkingu në Ulqin bëhet me pagesë nga fillimi sezonit turistik

February 20, 2015   | Lajmet / Vijesti, Real Estate

Parkingu në Ulqin me pagesëKompania e njohur nga Beogradi “Metroparking” do të bëj elaboratin në lëmin e parkingut për komunën e Ulqinit, raporton Portali Ul-info.

Menaxheri i komunës Omer Bajraktari dhe sekretari për veprimtari komunale Avdulla Dervishi kanë vizituar sot me përfaqësuesit e kësaj firmë pjesën e ngushtë të qytetit.

Është arritur marrëveshja që elaborati, përveç të tjerash, të përmbajë propozimin për parking zonat, periudhat e lejuara për parkim, kategoritë e automjeteve të cilat mund të parkohet, mënyrën e pagesës së parkimit, si dhe vendparkimet e përgjithshme dhe të veçanta.

Parkingu në Ulqin me pagesë-1

Eleborati po ashtu do të përmbajë vlerësimin e të ardhurave dhe shpenzimeve të Ndërmarrjes së ardhshme publike “Parking shërbimi”, si dhe numri i të punësuarve të nevojshëm në këtë firmë, e cila duhet të fillojë me punë para fillimit të sezonit kryesor turistik.

Parkingu në Ulqin me pagesë-2

Mbasi që elaborati të përfundojë, qytetarët do të kenë mundësi që gjatë kohëzgjatjes së shqyrtimit publik të japin vërejtjet e tyre për këtë dokument.

Parkingu në Ulqin me pagesë-3