Abazoviq: Në përbërje të qeverisë në hije, do të ishin ekspertë nga lëmi të ndryshme
Në qeverinë në hije , të cilën është e gatshme ta ofrojë Lëvizja qytetare, do të ishin ekspertë nga fusha të ndryshme , dhe do të jetë e fokusuar në situatën ekonomike në Mal të Zi, ka kumtuar anëtari i Këshillit iniciues të Lëvizjes qytetare Dritan Abazoviq. Ai ka theksuar se Lëvizja qytetare në Qeverinë në hije përpiqet të tubojë individë t cilët nuk janë të kyçur drejtë për drejtë në politikë. Sipas fjalëve të tij fokusi i qeverisë në hije do të jetë situata ekonomike në shtetet. Përqendrimi i kësaj qeveri do të ishte ekonomia progresive dhe e hapur e cila i mungon Malit të Zi dhe kjo do të ishte ofertë e ndershme për zgjedhësit , duke pasur para sysh se kush do të mund të gjendej në krye të sferës së caktuar , ka theksuar Abazoviq. Ai ka sqaruar se qeveria në hije do të funksiononte në mënyrë që publikisht do të përpiqej për politika të caktuara dhe se qytetarët drejtë për drejt mund të njoftohen me përfaqësuesit e saj , të dëgjojnë mendimet e tyre dhe vizionin për sektor të caktuar.
TVCG