Gjeloshaj: Bardhit për mandat, nuk mund ti ndihmojë as Zoti
Bardhit në gjahun e tij për mandat, nuk mund ti ndihmojë as Zoti, e jo më Ambasada e Shqiperisë. Është jo korekte të futësh Ambasadën e Shqipërisë në cirkun politik të Mehmetit. Sikur në këto 25 vitet e fundit të kishte investuar kaq shumë përpjekje në realizimin e të drejtave të popullit të vet, me siguri se situata jonë do ishte më e mirë. Alternativa Shqiptare është parti serioze, e dimë se Bardhi ka arrit të mashtroj të gjitha partit nacionale, madje edhe organet e veta partiake, të cilat i kanë kthyer shpinën dhe nuk e kanë përkrah të bëhet deputet, na vjen keq, por neve nuk mund të na mashtroni. Do tju gjykojmë në emrin e të gjithë atyre që i ke mashtruar, na vjen keq që edhe Partia Demokratike ka vendos të fundoset bashkë me ju. Nuk ke respektuar asnjë nen të marrëveshjës së vitit 2009, gjithashtu nga marrëveshja e vitit 2012 nuk janë respektuar dispozitat e marrëveshjës, por Ju dhe Fatmir Gjeka, keni uzurpuar çdo gjë që i takon Alternativës Shqiptare dhe ke “fytyr” të prononcohesh publikisht. Unë kam marrë detyrën e deputetit para 11 muajsh, me marrëveshje më takojnë 12 muaj, kurse Ju për llogari të dikuj tjeter na argëtoni plot 4 muaj. Kam dhënë dorëheqje nga detyra e zavendës Ministrit të Arsimit dhe kamë pranuar të përfaqësoj popullin tim në Parlamentin e Malit të Zi, me propozim dhe përkrahje të kryetarit të Alternativës Shqiptare dhe në marrëveshje dhe lutje të Partisë Demokratike, gjegjësisht Fatmir Gjekës, me një kërkesë dhe kusht nga Fatmir Gjeka, që mandatin e deputetit në emrin e koalicionit tonë ta çoj deri në fund, pa rotacion, kam aq seriozitet politik që kurrë nuk do pranoja të jem deputet një gjysem vitit. Në qoftë se dikush ka ndryshuar mendim, kjo flet për to, unë nuk kam ndryshuar mendim dhe do të respektoj marrëveshjën, mund të luani me kë jeni mësuar, me muan nuk mundeni. Publikisht ftoj edhe Partinë Demokratike edhe Fatmir Gjekën respektoni marrëveshjën, dhe këtë menjëherë, në të kundërten do jemi të detyruar që në organet partiake të prishim koalicionin me Ju. Të gjitha pasojat politike do ti merrni ju, jo ne, se jemi munduar disa herë në takime dhe publikisht tju themi se nuk mund të luani me ne dhe të ndryshoni mendim çdo disa muaj, por në kohë sa më të shkurtër respektoni detyrimet ndaj Alternativës Shqiptare, nuk do ju japim shumë kohë, reagoni shpejt.
Nik Gjeloshaj Facebook





