Komuna Ulqinit: Tender për makinë te re për kryetarin
Komuna e Ulqinit ka hapur tender për pajisje me makinë të re. Mësohet se vlera e sipërme e tenderit është 35.000 euro dhe se makinën do ta përdorë kryetari i Komunës Fatmir Gjeka, raporton Portali Lajm-me.
Tenderi do të jetë i hapur deri me datën 8 prill 2015, dhe të interesuarit mund të kontrollojnë dokumentacionin përkatës çdo ditë prej orës 11 – 14 , pranë personit përgjegjës Nail Bajri, ose ta blejnë kundrejt një pagese prej 30 eurosh.
Shpallja e tenderit nuk ndodhet në sajtin e Komunës por në atë të Drejtorisë për Prokurime Publike.