LDMZ dega e Rozhajës, mbajti kuvendin e saj të 5-të – Video
DEGA E ROZHAJËS E LIDHJES DEMOKRATIKE NË Mal të ZI,
të dielën, më 1 mars 2015
MBAJTI KUVENDIN E SAJ TË 5-të
Rozhajë , më 01 mars 2015
Të dielën, më 1 mars 2015, Dega e Rozhajës e LD në MZ, mbajti Kuvendin e saj të 5-të, zgjedhor. Në Kuvend morën pjesë shumica e anëtarëve delegatë të kuvendit. Salla ishte e dekoruar me flamurin kombëtar shqiptar dhe me panonë ku ishte shkruar kuvendi i radhës.
Kuvendi e filloi punën me himnin kombëtar shqiptar, ndësa pastaj të pranishmit mbajtën një minut heshtje për anëtarët të cilët nuk janë më në mesin tonë.
Në Kuvend ishin prezentë edhe mysafirë të ftuar nga Ulqini, Malësia, Kraja, Plava e Gucia dhe Kosova.
Në mbledhjen e Kuvendit morën pjesë dy përfaqësuesit e caktuar, delegatë të autorizuar për përcjelljen e punës dhe me ndihmua në mirëvajtjen e punimeve të Kuvendit, zotërinjtë: Saubih Mehmeti, skretar dhe anëtar i Kryesisë dhe Marash Dedvukaj, anëtar i Kryesisë së LD në MZ-së.
Kryesia e punës: Ali Daci. Haxhi Lajçi dhe Isa Nikçi.
Raportin e punës në mes të dy kuvendeve e mbajti zotni Ali Daci, kryetari i Degës, i cili paraqiti në mënyrë kronologjike punën vërtetë efikase e të suksesshme të kësaj dege. Raporti u aprovua njëzëri nga të gjithë anëtarët.
Në Kuvend mori pjesë edhe kryetari i LD në MZ, Mehmet Bardhi. Bardhi në fjalën e vet përshëndetëse tha se të gjithë ne mund të jemi krenar me punën e kësaj Dege, e cila në kushte e rrethana specifike në komunën e Rozhajës, ku asimilimi dhe shpërngulja, si edhe në viset e tjera shqiptare, sot në Malin e Zi, që po marrin haqraçin e përditshëm, kanë dhënë kontributin e çmuar dhe kanë qenë prezentë në jetën kulturore, arsimore, shoqërore e politike gjithherë e sidomos në datat e shënuara të historiusë sonë. LD në MZ, Dega e Rozhajes ishte ajo që vuri themelet dhe me sukses tash gjashtë vite me radhë po mba Manifestimin Kulturoro Letrar ORA E MALEVE.
Ky Manifestim u themelua në përkujtim të viktimave të pafajshme civile, shqiptarëve nga Kosova, që u vranë në trojet e Rozhajes nga plumbat e formacioneve të ushtrisë serbo malazeze në prill të vitit 1999, të cilët, nga mësyemja në rrugëtimin shpetues, u detyruan me i lanë vatrat e tyre, të përndjekur nga formacionet paramilitare e ushtrake serbe që po ushtronin dhunë e gjenocid të paparë ndaj tyre, u detyruan të kërkojnë strehim e shpëtim te vëllazënit e tyre sot në Malin e Zi. Bardhi foli edhe për shumë çështje aktuale që shqiptarët në këto treva etnike i mundojnë, prej shkollimit e deri te mosmundësia e punësimit, kur ekonomia është shkatërrua ose është në shkatërrim e sipër dhe kur presionet politike të shtuara, për ndonjë punësim etj. po vështirësojnë edhe më jetën e shqiptarëve. Foli për organizimin e brendshëm partiak dhe nevojën e një veprimi përqëndrues edhe më të madh, si kundërvënie të disa veprimeve të pakoordinuara që po ngrisin krye herë pas here. Bardhi mbylli fjalën e tij duke bërë thirrje për unitetin e shqiptarëve për realizimin e lirive dhe të drejtave të tyre.
Kuvendi zgjodhi Kryesinë e re të Degës: kryetar – Hysen DACI, nënkryetarë – Haxhi LAJÇI dhe Fatmir DACI, sekretar Ali Daci, Isa Nikçi, Azem Lajçi, Sadat Lajçi, Rrahman Lajçi dhe Fatmir Daci, anëtarë. Njëherit Ali Daci, kryetar i deritashëm u zgjodh KRYETAR NDERI I DEGËS SË ROZHAJËS TË LIDHJES DEMOKRATIKE NË MAL TË ZI.
SAUBIH MEHMETI, sekretar i LD në MZ