Nika: CONTRA POPULUS CRONICUS – cikël shkrimesh anti korrupsion

March 3, 2015   | Opinione

Shkruan : Muhamet Nika,

CONTRA POPULUS CRONICUS- cikël shkrimesh anti korrupsion

Ruzvelti : Të drejtat duhet të ndahen….?!!!

Dhe se :”… për një popull është më mirë të udhëhiqet nga një qeveri që gabon se sa nga një qeveri që është në total e papërgjegjshme e indiferente…?!!!

Kjo ishte platforma politike e presidentit amerikan që fitoi 4 mandate radhazi duke e nxjerrë Amerikën përfundimisht nga kriza . Ai këtë shënohet , ta ketë thënë, diku në pragun e   Luftës së Dytë Botërore. Mu në kohën kur shoqëria amerikane ishte zhytur në një krizë të rëndë financiare pasi , bankarët, industrialistët dhe tregtarët kishin arritur të shtinin në dorë dhe të kontrollonin përmes qeverisë , të drejtat në pasuritë kombëtare amerikane duke filluar nga ata të tokës – minierat dhe gjithë të drejtat tjera. Gjendja dramatizohej , dita ditës, sepse ata edhe pse jetonin në luks nuk i paguanin tatimin që i takonte shtetit.

Borxhet publike kishin arritur kulmin bashkë me varfërinë shoqërore. Puna kish arritur deri aty , sa që shteti , kish hapur mensa publike për të shuar varfërinë qytetare, ndërsa ndihmat për ironi të fatit për kohën i arrinin asaj , bile edhe nga Afrika e Zezë …?!!!

  1. Konformizmi politik dhe informativ

Shpesh herë në jetë na takon të dëgjojmë   shprehje e fjalë si : “ hiqu atij se është politikan konformist , ose gazetar konformist..”?!! Këtyre fjalëve, nga një herë, nuk iu dimë as kuptimin, por me gjithë atë i përdorim mbi bazën e asaj që dëgjojmë si koncept nga të tjerët.

Po kujt i thuhet kjo shprehje?! Fjala është për politikanë dhe mediume , të cilat veprojnë dhe propagandojnë duke iu mbajtur krahun gjërave që ndodhin ose pritet të ndodhin sipas një forme të caktuar . Me gjithë atë – komikja e gjithë kësaj qëndron në atë kur përkrahin punë , të cilat as vetë nuk iu besojnë ?!!! Po pse ndodhë kjo?! Thjesht , kategoria e tyre, jeton në botën e imazheve formaliste. Ata dihet se  nuk guxojnë të kenë as opinionin e vet sa do të thjeshtë rreth një problemi që paraqitet. Mirë po të tillët, prapë se prapë , bëjnë më shumë sherr se sa hair?!! Ngase kur i ngjiten politikës, ose sprovojnë në informimin- si gazetarë , për fenomenet dhe ngjarjet që ndodhin e nuk kanë model- heshtin duke mos trumbetuar më” të vërtetën e tyre dhe tërhiqen ..?!!!

Mendojmë se një veprim konformist , ndodhi edhe gjatë vikendit që shkoi, kur merret vesh, që forcat policore anti- terror, u paraqitën në Shtoj , të ftuar rreth problemit të ndërtimit të parkut ujor që aktualisht ka familja e Rudajve, me kryesin punëve. Familja proteston kundër ngritjes së tij, pas një vendimi të komunës për dhënien e tokës për të cilën rudajt cekin se është e tyrja. Fatbardhësisht ngjarja mbaroi pa incident dhe ndërhyrje policore. Mirë po kjo nuk do të thotë se përjashtohet mundësia e përsëritjes së incidenteit , kur kryesi i punëve të mos përsërisë gabimin e të dalë në terren pa lejen e marrë nga pushteti vendor , siç veproi kësaj radhe.

Dhe tashti njeriu pyet, po si vallë na humbën dhe dështuan ,në këtë ditë, të gjithë ata politikanë dhe media, që nuk iu ndanin Antos së Rudajve, duke e ndjekur atë këmba këmbës – si vëllai , vëllanë, me aparate e kamera e duke e lënë në baltë në momentin më të vështirë..?!! Por nejse!!!

Pak fjalë për statusin e tokave të Shtojit

Drumi i Shtojit është një brez toke e cila historikisht formohej –shtohej nga prurjet e lumit Buna, që arrinin nga alpet shqiptare përmes lumit Dri. Toka e shtuar nga Drini , kish statusin e Merajes apo halijerit –halisë (kullosë për të gjithë), për të cilën thuhet se veziri i Shkodrës, iu dha si kullosë , fiseve nomade të shkrelit – prej fushës së Ulqinit e deri në Velipojë. Kjo u bë sepse nomadët( baritorët) e Shkrelit, gjatë dimrit kur” i shtërngonte acari”, zbrisnin me gjënë e vet të gjallë deri në breg det, sepse blegtoret e zonave për rreth nuk i lejonin në kullosat e veta…?!!! Me mbylljen e kufirit me Shqipërinë, kjo popullsi nuk doli më gjatë verës në bjeshkët shqiptare, por tash ti veronte në disa fshatra të Anës së Malit- kryesisht në bjeshkën e Kravarit e të Rashtishës dhe gjetkë.

Pikat më të larta të tokës në Drumin e Shtojit ishin ata , këndej Bregut të Kënetës , kah Breg Vija(shih hartën) dhe ishin në pronësi të beglerëve , ndërsa në thellësi të Bregvisë që vazhdimisht shtonte deri në det u vendos popullsia e ardhur(nomade). Këta të fundit në tokë , kishin statusin “e çipçive ..”?!!

Argument i kësaj mund të jenë edhe emrat e tokave që hasim sot në terren. Me rënien e Turqisë tërhiqen dhe bejlerët, të cilët për tokat e humbura në Shtoj, nga shteti i vet me siguri do të duhej të jenë kompensuar me tokë në vende tjera. Kurse malësoret pa tjetër që kanë argumente për marrjen e tokave nga bejlerët në pronësi

Rudajt, për shembull kanë një tapi – dëshmi turke se tokën e kishin të blerë nga njëfarë Beqir Tula , diku rreth viteve 1870, dhe shtojmë që patronimi TULA, na del si emër i një familjeje të vjetër fisnikësh shqiptarë.

Kur u bë regjistri i parë i tokës(1954) dhe statusi aktual në treg

 

Regjistri i parë i saj u bë në vitin 1954, por regjistri nuk kërkonte dokumente pronësie, veçse dokument shfrytëzimi. Ajo një kohë u kolektivizua si Dobro Jadran , mirëpo dështoi dhe më pas , përmes restitucionit- gjatë vitit 92, komuna iu ktheu banorëve të Shtojit.

Ndërsa ajo më kryesorja nën magjistralë-buzë detit ,kontrollohet dhe del në treg për shitje nga qeveria- si tokë ndërtimore me kubikë të lartë ndërtimi ?!! E kjo u bë , pa pëlqimin e popullsisë dhe komunës duke formuar edhe kadstrin e shitjes në Podgoricë….?!! E gjithë pjesa tjetër e mbetur , që shfrytëzon komuna bashkë me pronat private kanë statusin e tokës bujqësore .

Lagja-Shtojë-Ulqin-Drumi-Shtojit

Shikuar me vemendje këtë skicë të bërë para më se 2 dekadave, vërejmë se ndërtimet pa leje nisin nga krahu i djathë i Breg Visë- ku shohim se “si ishte thyer për herë të parë fronti” i shënuar me ngjyrë portokall dhe që ishte tokë e komunës.. Fjala duhet të jetë për pronë shtetrore e cila u bë private nga familjet e vjetra malazeze , që e fituan këtë , ndoshta si kompenzim në emër të tokave të marra , dikur nga Kriporja e Ulqinit…?!!!

( Vazhdon- konfrontimi i komunës , dilerave dhe shtetit gjatë shitjes së Shtojit )